Arkiv-Lajme
Nuk ka më "ai" ose "ajo": barazia gjinore mësohet që në…kopësht
Kopshti quhet “Egalia” dhe mjafton emri për të kuptuar se cili është qëllimi i tij. Jemi në Suedi, saktësisht në Nicolaigarden, ku fëmijët, pavarësisht gjinisë, trajtohen njëlloj nga edukatoret. Vogëlushet nuk inkurajohen të luajnë vetëm me lodra kuzhine apo kukulla, ndërkohë që nëse djemtë e vegjël vriten e qajnë, përkëdhelen po aq sa vajzat sa të qetësohen.
Vijon lufta e deklaratave CEZ-Qeveri: "Ne u kemi 1 miliard borxh ata na kanë 14 - thotë Dervishaj i METE
Ministria e Ekonomisë Tregtisë e Energjetikës i ka bërë thirrje CEZ të tërhiqet nga veprimi i ndërprerjes së energjisë elektrike për ujësjellësit debitorë duke e konsideruar veprimin e sotëm të CEZ si "të njëanshëm, të tejskajshëm dhe akt i paprecedentë që kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit, publike dhe kombëtare".
Në një deklaratë për mediat zëvendësministri Dervishaj tha:
Po ndodh ajo që pritej
Drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi ka konfirmuar stakimin e energjisë për 4 ujësjellësat e vendit. Elezi duke nënvizuar se ERE nuk mund të ndërhyjë në vendimin e CEZ i bën thirrje ujësjellësave të paguajnë debinë. Por ndërprerja e energjisë për ujësjellësit nga ana e CEZ ka provokuar reagimin e ashpër të qeverisë. Policia e Shtetit ka nisur që të rilidhë energjinë, ndërsa ka shoqëruar një punonjës të CEZ në Fier. Mësohet se banorët kanë pushtuar nënstacionin e energjisë në Kefaraj duke rikthyer forcërisht energjinë në qytet.
"Vrasësve u është hapur mundësi për karrierë marramendëse në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament"
"Të gjithë ata persona që përbëjnë zinxhirin dhe hallkat e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata tek e tek? Patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e profesionale.
Mbijetuesi... 4 arsyet pse Assad është ende në pushtet sipas Foreign Policy
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka deklaruar: “Për hir të popullit sirian, ka ardhur koha që presidenti Assad të largohet”. Kjo ka qenë thirrja e parë eksplicite për udhëheqësin sirian që të japë dorëheqje, por sot, 452 ditë më vonë, Bashar al-Assad mbetet në pushtet.
Çfarë duhet të bëjë BBC?
BBC është në krizë. Në ditët e fundit kanë dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm, George Entwistle, dhe shefja e lajmeve Helen Boaden. Dorëheqjet kanë ndodhur vetëm pak ditë pasi programi i lajmeve i BBC-së ka akuzuar gabimisht një ish-politikan për abuzim seksual me fëmijët. BBC ka pranuar se kjo dëmton edhe më tej besimin te televizioni, i cili ka rënë për shkak të vendimit për të mos transmetuar dyshime të njëjta kundër moderatorit, tashmë të ndjerë, Jimmy Saville. Saville, që konsiderohej yll i BBC-së, thuhet se ka abuzuar seksualisht me qindra fëmijë gjatë disa dekadave.
Nuk krahasohet Hoxha me Berishën – thotë Qosja – i pari ishte parimor, ky tjetri është anarkist pa autoritet
Është dobësi e popullit, që e duron kaq gjatë - tha për Berishën sot në mbrëmje i ftuar në emisionin Fiks Fare akademiku i njohur i Kosovës Rexhep Qosja. Dy drejtuesit e emisionit të njohur i kanë kërkuar më pas një mendim mbi përpjekjet për të diktuar ndryshime në tekstet e historisë duke bërë një krahasim mes Enver Hoxhës dhe Berishës.
Fieri, deformim i vullnetit qytetar - thotë Topi dhe shton për Berishën: Humbi bashki pa fund, futi në lojë mekanizma të tjerë
Bamir Topi ishte i ftuar sot në mbrëmje në emisionin televiziv të gazetarit Sokol Balla dhe ndër të tjera foli edhe për çështjen e Fierit: “Ka një denatyrim të projeksionit elektoral në rrethe si Fieri... do të thotë që ka pasur një deformim të vullnetit qytertar dhe kjo nuk është normale” – tha ai dhe pyetjes “Cili është qëllimi, arsyeja e këtij deformimi?” iu përgjigj:
A i interesojnë raportet e KLSH-së, kryeministrit?
Disa ditë pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport për Qytetin Studenti, deklaroi se ka konstatuar afërsisht 3 milionë dollarë abuzime, kjo qytezë u vizitua nga kryeministri i vendit. Në sajtin e Këshillit të Ministrave lexohet:
Vota me harxhe... Vota të klonuara... (dhe një ironi e Topallit me Fierin)
“Krahasove lëvizjen time me Këshillin e Qarkut të Fierit... Unë mandatin e kam nga populli nuk jam i deleguar.. E dini se cdo gjë e kam me harxhet e mija.. Unë nuk e dredh si ju nga mëngjesi deri në darkë.. Unë mendoj se do jem prapë deputet se e marr votën në Malësi të Madhe. Por mandati im nuk është si votat e klonuara të tuat. Ju mos ma përmendi emrin... Dhe mos ma përmendi me kry punët tuaja...”