Vota me harxhe... Vota të klonuara... (dhe një ironi e Topallit me Fierin)

“Krahasove lëvizjen time me Këshillin e Qarkut të Fierit... Unë mandatin e kam nga populli nuk jam i deleguar.. E dini se cdo gjë e kam me harxhet e mija.. Unë nuk e dredh si ju nga mëngjesi deri në darkë.. Unë mendoj se do jem prapë deputet se e marr votën në Malësi të Madhe. Por mandati im nuk është si votat e klonuara të tuat. Ju mos ma përmendi emrin... Dhe mos ma përmendi me kry punët tuaja...”
Fjalët më sipër janë thënë nga deputeti Paulin Stërkaj në adresë të Berishës pasi ky i fundit e futi dhe emrin e Stërkajt në krahasimet pa fund me Fierin, ku opozita kërkon zbatimin e vendimeve të Gjykatave, kurse mazhoranca ofron një kompromis.
Meqë jemi te krahasimet, një krahasime ka bërë edhe Topalli. Kryeparlamentarja, e cila vetë është shumë e ndjeshme kur vjen fjala te përcaktimet krahinore , nuk e pati për gjë të ironizojë Fierin. si replikë ndaj zërave dhe thirrjeve të ligjvënësve socialistë në seancën e sotme. Duke iu drejtuar atyre të votojnë 3 ligjet, tha Topalli ndër të tjera: “Ne themi Bruksel, ju thoni Fier” – njofton agjensia e lajmeve BalkanWeb. (a.th.)
Në foto: Deputetët Tom Doshi e Paulin Sterkaj, duke u konfrontuar me forcat e policise, në përpjekje për të hyrë brenda KQZ-së kur kjo e fundit përmbysi në tryezë rezultatin e zgjedhjeve të Tiranës (maj 2011 – LSA)
Comments
Hajde pica! Pica nga furre
<p>Hajde pica! Pica nga furre druri! Hajde pica!</p>
Kur flet Jozefina/"Disenjon"
<p>Kur flet Jozefina/"Disenjon" hajgare/ s'duket më si femër/por duket si ....?</p>
Paulin ti nuk e dredh ti e
<p> </p><p>Paulin ti nuk e dredh ti e sperdredh nga polic i Agim Shehut - deputet i PS - deputet i PD - deputet i PS - je . Edhe K.... te kishe qene do kishe nderruar lagje te pakten !</p>
Add new comment