Stefani për 'Fierin': Ndërkombëtarët rrinë e vështrojnë si ca yje të largët e të akullt

“Ajo që ka ndodhur në Fier është e patolerueshme! Përfytyroni një vend ku sapo kanë përfunduar zgjedhjet. Partia humbëse është e pakënaqur. Ajo do që qeveria dhe Kryeministri të jenë të vetët. Prandaj deputetët e saj mblidhen në sallën e një godine çfarëdo (këshilli PD-ist i Qarkut të Fierit u mblodh në një hotel) marrin dhe ca njerëz të tjerë çfarëdo dhe i shpallin deputetë për të plotësuar numrin. Dhe kjo pakicë e shndërruar si me magji në shumicë, ky “Parlament” kallp zgjedh një Kryeministër dhe një tjetër qeveri. Imagjinoni që për shkak të korruptimit të gjyqësorit, ky puç mund të gjejë legjitimim edhe në vendimin e ndonjë prej shkallëve të gjyqësorit. Kjo ka ndodhur, pak a shumë, në Fier, - shkruan Andrea Stefani në një shkrim në të përditshmen SHQIP.
Dhe më pas vijon: “Ndërsa miqtë tanë të dashur ndërkombëtarë rrinë e vështrojnë si ca yje të largët e të akullt. Madje ambasadori Wollfarth jep edhe porosi që të zgjidhet sa më shpejt konflikti i Fierit. Por nuk thotë si? Në mënyrë berishiste apo sipas vendimeve të gjykatave? Nëse Kryeministri do të donte të nxiste votimin e tre ligjeve (këtu abstragojmë nga vetë përmbajtja e tyre) nga opozita, mjafton që të urdhëronte delfinët e tij, dhe në radhë të parë prefektin, në Qarkun e Fierit të hiqnin dorë nga zhvillim i mëtejshëm i puçit, që të zbatonin vendimet e dhëna nga gjykatat, të njihnin këshillin e ligjshëm të Qarkut të Fierit dhe kryetarin e dalë prej tij. Duke bërë të kundërtën Berisha dëshmon se fshehtazi dëshiron krejt të kundërtën e saj që publikisht pretendon, shpreson mosvotimin e tre ligjeve. Ai po e nxit opozitën të mos votojë tre “ligjet-kusht” në mënyrë që ta fajësojë për mosmarrjen e statusit të kandidatit nga Shqipëria. Berisha kërkon ta bëjë opozitën dorezë që fsheh gjurmët e gishtave të tij, alibi të krimit të tij”. A.N.
Comments
Ky Stefani vazhdon e merret

Ky Stefani vazhdon e merret me nderkombetaret. Po valle akoma s'e ka kuptuar ky njeri se nderkombetaret s'kane asnje lloj fuqie mbi politiken shqiptare dhe Berisha s'pyet per ta? Merru o zoteri me ndonje problem real, leri nderkombetaret ne Shqiperi te vazhdojne me deklaratat e tyre te pavlera dhe te marrin rrogen. Turp qe TV shqiptare dhe analistet rrine ende e i kushtojne kaq shume rendesi atyre ne vend qe te bejne analiza konkrete dhe reale duke u munduar te bejne interpretime logjike sic ndodh ne TV ne gjithe boten.

O Andrea sa here qe merresh

O Andrea sa here qe merresh me kete treshen kurvare qe mediat i thone trojke,aq here

me dhimbsesh per valorizimin qe u ben atyre nga njera ane,dhe nenvleftesimin qe i ben vetes

dhe shqiptareve nga ana tjeter.Boll mo burre, me republiken tuaj dhe te ambasadoreve.Thirri

mendjes qe kjo eshte republika jone dhe vetem e jona,e SHQIPTAREVE. TUNG.

Tani zgjidhja per zotin

Tani zgjidhja per zotin Stefani eshte: qe ai vete te heqi dore????

Apo pret ndonje grup te Navy Seals te nderkombetareve????

Pse sa here qe dicka qe nuk funksionon (ne kete rast ka edhe nje vendim gjykate) opozita sthote gjys llafi dhe sben asnje perpjekje vecse te thoje: "pse nderkombetaret nuk reagojne".

Skane faj qe sillen keshtu kur ka njerez pafund qe i justifikojne per paaftesite e tyre. Saliut ti rroje Edi . . . se per sa kohe eshte ai ne krye te PS, kryeminister ka per te qene.

Add new comment