Arkiv-Lajme

Projektbuxheti 2013, në shkelje të ligjit dhe jo më i madhi në historinë e shtetit shqiptar

Postuar në 19 Nëntor, 2012 06:57

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka deklaruar se projektbuxheti i shtetit për vitin 2013 parashikon në total 409 miliardë lekë shpenzime, duke e bërë, sipas tij, projektbuxhetin më të madh në historinë e shteti shqiptar.

Merret peng Giuseppe Spinelli, njeriu i sekreteve të Berluskonit, mes të arrestuarve edhe dy shqiptarë

Postuar në 19 Nëntor, 2012 04:24

Media italiane ka transmetuar sot paradite lajmin se Giuseppe Spinelli, që në Itali njihet si njeriu më besnik i Silvio Berlusconit dhe bashkëshortja e tij Anna kanë qenë viktimë e një rrëmbimi të një bande, në emrat e së cilës dallohen edhe emra shqiptarë. Avokatët e Berluskonit pasditen e 17 nëntorit kanë denoncuar në polici marrjen peng të Spinelit dhe gruas së tij natën mes 15 dhe 16 nëntorit. Policia ka arrestuar Francesco Leone, Alessio Maier, Ilirjan e Laurenc Tanko, Pierluigi Tranquilli e Marjus Anuta.

Dy gazetarë muslimanë bisedojnë për Berishën...

Postuar në 19 Nëntor, 2012 03:14

Fatos Mahmutaj është një nga të plagosurit e 21 janarit. Eshtë gazetar dhe pas ngjarjes jeton jashtë Shqipërisë, me statusin e azilantit. Ndoshta pak e dinë që është edhe praktikant musliman. E përditshmja DITA ka botuar në numrin e sotëm një bisedë mes tij dhe një gazetari tjetër gjithashtu praktikant musliman, Ermir Hoxha. Flasin për Berishën dhe mes të tjera thonë:

Ç’po ndodh me Top Channel-in?

Postuar në 18 Nëntor, 2012 14:35

Dritan Kanapari, një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike në Kavajë, ka djegur sot në shenjë revolte titullin “Pishtar i Demokracisë”, të cilin ia ka akorduar dikur Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në një tubim të Aleancës Kuqezi në Kavajë, Dritan Kanapari deklaroi: “Dekoratat e diktatorit Sali Berisha i djegim sepse vetëm demokraci nuk sollën. Kontributi ynë dhe i qindra e mijëra shqiptarëve që luftuan për liri e demokraci sot po përballet me vështirësi të të gjithë aspekteve sociale dhe ekonomike. Me keqardhje ne konstatojmë se beteja jonë për demokraci ende vazhdon.”

Deklaratat e Jahjagës për Zogun, Tahiri: “t’i vijë turp”, Braçe: “e paditur me pushtet”

Postuar në 18 Nëntor, 2012 14:01

 

Deklarata e Presidentes kosovare Jahjaga, ka ngjallur jo pak reagime. Më të forta kanë qenë ato të Erion Braçes e të Saimir Tahirit.

Deklaratë surprizë e Gjeorgjievskit: maqedonas, mësoni shqip, s’keni rrugë tjetër!

Postuar në 18 Nëntor, 2012 11:21

 

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski ka theksuar se maqedonasit patjetër duhet të mësohen të bashkëjetojnë me shqiptarët. Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “Evropa e Lirë” thotë agjensia INA.

Si privatizohet një Universitet Publik

Postuar në 18 Nëntor, 2012 09:58

 

Britania, vendi më i fuqishëm në botë! Ku vajti Amerika?

Postuar në 18 Nëntor, 2012 08:00

 

Me perandorinë britanike u zhduk edhe ndikimi i saj shekullor në botë. Por, sot, Britania e sheh veten përsëri si vendi më i fuqishëm në botë, sipas një sondazhi të ri, ku bëhet fjalë për "fuqi të butë" e jo dhunë ushtarake. Nga ceremonia frymëzuese olimpike e Danny Boyle-t, tek 22 vende të para në renditjen e albumeve muzikore jashtë Britanisë, tek shpresat e tenistit Andy Murray për titullin Grand Slam, projektet e Britanisë kanë ndikimin më pozitiv në mbarë botën se çdo komb tjetër, shkruan The Independent.

Ish-themeluesi i PD në Kavajë: Berisha diktator! Dhe djeg titullin “Pishtar i Demokracisë” dhënë prej tij.

Postuar në 18 Nëntor, 2012 07:49

 

Në tubimin e Aleancës Kuq e Zi në Kavajë kanë marrë pjesë dhjetëra themelues të partisë demokratike të cilët të indinjuar nga transformimi i forcës që pretendoi të sillte demokracinë por që vetëm e deformoi atë kanë kryer aktin e dorëzimit të teserës së partisë-shtet dhe i janë bashkuar degës së Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Kavajës, njofton zëdhësnësi i AK.

Partia (e vjetër) çame, paska qenë thjesht “individë me një axhendë ekonomike bashkëngjitur me pushtetin”?

Postuar në 18 Nëntor, 2012 04:58

 

Kjo pyetje lind pas akuzës së bërë publikisht nga Artur Dojaka, i cili njëkohësisht ka zyrtarizuar dhe Lëvizjen Çame, një organizem i ri që ka shprehur kundërshti të forta për mënyren e drejtimit të kësaj force politike nga lidershipi aktual, njofton Top-Channel.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme