Si privatizohet një Universitet Publik

Lorenc Vangjeli sjell te numri i fundit i revistës Java shqetësimin e pedagogëve të Universitetit të Sporteve, që ankohen se një koleg ka uzurpuar postin e drejtuesit e e mban atë në mënyrë të padrejtë. Shtatë profesorë flasin me emër te Java dhe denoncojnë rektorin e tyre, Vejsel Rizvanolli. Me denoncimin e tyre bashkohet thuajse kretj stafi mësimdhënës, dhe 7 profesorë dalin dhe me emër e foto në mbështetje të akuzave të veta. Ata janë, Prof. Doktor Sejfulla Shtrepani, Prof. Doktor Albert Karriqi, Prof.As.Dr. Agron Cuka, Prof. Doktor Fatmir Dibra, Prof. Doktor Mehmet Spahiu, Prof.As.Dr. Adriatik Meta, Prof.As.Dr. Robert Çina.
Profesorët akuzojnë se e uzurpimi ndodh prej dy dekadash. Kanë vënë në dijeni Ministrinë, Kryeministrin, por asnjë veprim i tyre nuk ka marrë përgjigje dhe shpresa e vetme është bërja publike në media. Ata thonë që në 3 njësitë kryesore të Universitetit prej 3 vjetësh drejtojnë perosna të komanduar nga Rektori që i ka mbaruar mandati, por që nuk lëshon postin.
Kjo mund të duket një histori e zakonshme shqiptare, por ajo që vlen më shumë brenda lajmit është guximi i 7 profesorëve për ta denoncuar me emër të keqen, sikurse dhe guximi i Java-s për ta publikuar.
K.C.
Add new comment