Britania, vendi më i fuqishëm në botë! Ku vajti Amerika?

Postuar në 18 Nëntor, 2012 08:00

 

Me perandorinë britanike u zhduk edhe ndikimi i saj shekullor në botë. Por, sot, Britania e sheh veten përsëri si vendi më i fuqishëm në botë, sipas një sondazhi të ri, ku bëhet fjalë për "fuqi të butë" e jo dhunë ushtarake. Nga ceremonia frymëzuese olimpike e Danny Boyle-t, tek 22 vende të para në renditjen e albumeve muzikore jashtë Britanisë, tek shpresat e tenistit Andy Murray për titullin Grand Slam, projektet e Britanisë kanë ndikimin më pozitiv në mbarë botën se çdo komb tjetër, shkruan The Independent.

Për herë të parë, Britania ka mposhtur SHBA në vendin e sipërm në një sondazh vjetor të pushtetit global “të butë”. Shpikur nga një akademik Harvardit në vitin 1990, termi përshkruan se si shtetet përdorin joshjen dhe bindjen, më shumë se shtrëngimin ose presionin  financiar, për të ndryshuar sjelljen e shteteve të tjera.

Revista "Global Soft Power" në një sondazh që do të publikohet nesër, rendit kombet sipas standardeve të tyre të qeverisjes, infrastrukturës diplomatike, prodhimit kulturor; kapaciteteve për arsimin dhe joshjen për biznes.

Të pesë vendet e para i shkuan Britanisë, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Suedisë. Lista është ndërtuar duke përdorur një matricë prej 50 faktorësh që tregojnë përdorimin e fuqisë së butë.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Amerika vetemme llafe eshte vend i fuqishem...hihihihih</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.