Arkiv-Lajme
Zogu shkatërroi Komitetin e Kosovës dhe vrau Azem Bejtën – thotë Rexhep Qose
Në asnjë mënyrë nuk meriton të bëhet për Zogun ajo që bëri Sali Berisha, në asnjë mënyrë. Zogu, i hapi rrugë me politikën e tij, pushtimit italian, fashist të Shqipërisë. Sot, nuk flitet për një pasojë të kësaj politike. Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946 Shqipërisë nuk iu pranua statusi i bashkëluftëtares me aleatët kundër fashizmit. Kjo e para, dhe e dyta, Shqipërisë nuk iu pranua statusi i vendit të cilit do i paguheshin dëmet e luftës, reparacionet e ashtuquajtura të luftës. Cili është shkaku?
Hollanda rikonfirmon JO-në për statusin
Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në Tiranë Martin De La Beij, nëpërmjet një letre i dha përgjigje dje interesimit të televizionit TCH për të mësuar pozicionin e qeverisë së vëndit të tij që lidhet me me procesin e integrimit te Shqiperise. Në fillim të përgjigjes ambasadori thotë se pozicioni i Qeverise Hollandeze nuk ka ndryshuar qe prej letres se 26 Tetorit 2012 derguar nga Kabineti qeveritar per Parlamentin Hollandez.
62.6 përqind, në asnjë mënyrë 63...
U miratua sot projekt-buxheti i vitit 2013 pas një vonese 20 ditore përtej limitit që parashikon ligji organik. Shefi i qeverisë ka shpallur vetë rritjen e nivelit të borxhit publik me pothuajse 3 për qind mbi nivelin e përcaktuar.
Administratori i Milanit: “kemi një portier m…ti”
Adriano Galliani, administratori i Milanit, është shprehur shpesh herë se gjatë javës është një tifoz i kuqezinjve, ndërkohë që gjatë ndeshjeve në fundjavë transformohet në një ultras. Si çdo tifoz i zjarrtë mund ti shpëtojë edhe ndonjë fjalë e tepërt, por të shtunën në darkë, në stadiumin S. Paolo të Napolit, kamerat filmuan disa shprehje që nuk i kanë hije një prej drejtuesve më të rëndësishëm dhe më me eksperiencë të futbollit italian.
Nuk takohemi...
Pas deklaratës së Ramës dhe Berishës për një takim të përbashkët para seancës së Kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare të dy partive, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi, kanë pasur një komunikim mes tyre. Gjatë komunikimit, Ruçi i ka deklaruar se në takim duhet përfshirë edhe çështja e Fierit. Por kryeministri Sali Berisha deklaron se në takim nuk duhet të diskutohet për Fierin. Një njoftim i kryeministrisë i shpërndarë për media orët e mbrëmjes thotë:
Spiro Ksera sulmon Avokatin e Popullit: Rekomandimet e tij, të frymëzuara politikisht
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera ka sulmuar sot pasdite në një emision televiziv Avokatin e Popullit duke i quajtur rekomandimet që ky institucion i ka dërguar ministrisë së tij “të pavlefshme dhe të frymëzuara politikisht”.
Takohemi...
Pas tre thirrjeve publike të kreut të opozitës, kryeministri i vendit u shpreh sot i gatshëm të takohet me Ramën. Veçse jo në orën 10.00 të caktuar nga Rama. Citon Berishën agjensia Balkanëeb: “Rama ka dhënë një përgjigje se fton nesër në orën 10:00 në 'Sheraton', por nga ana tjetër shprehet i gatshëm që të pranojë sugjerimet e mija, duhet t’i kërkoj urgjentisht që të takohemi sonte në çdo kohë, ose nesër pasdite pasi axhenda ime nesër në orën 10 është jashtë mundësive të mija për ta modifikuar.
Si janë mandatet dhe si funksionon votimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka 55 anëtarë të cilët 29 janë të mazhorancës dhe 26 të opozitës. Shumica në këtë Këshill vendoset nga Lëvizja Socialiste për Integrim që ka pesë anëtarë. Nëse anëtarët e Këshillit që i përkasin forcës së Ilir Metës vendosin të bashkojnë votat me opozitën, atëherë raporti përmbyset ku shumicën e merr e majta me 31 vota, çka do të thotë se vendime si ai për ndryshimin e emrit të sheshit “Avni Rustemi” pershembull nuk mund të kalojnë. Re.Pu.
Kryeprokurori i ri "punë e kryer". Dhe një listë e kandidatëve sipas shtypit
Shkarkimi i Ina Ramës është bërë me sa duket fakt i kryer. Siç ishte paralajmëruar Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë të martën takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare për postin e kryeprokurorit të ri. Ne njoftimin per shtyp te Presidences theksohet se keto takime kane per qellim "evidentimin e vlerave me te mira qe perfaqeson figura e ardhshme e kreut te akuzes, si nje pozicion i rendesishem ne sistemin e drejtesise".
Avni Rustemi ndan LSI nga PD dhe PDIU
Sheshi me emrin “Avni Rustemi” duhet të mbetet me këtë emër. Ky ka qenë reagimi i LSI për debatin lidhur me riemërtimin e sheshit me emrin “Çamëria”. “Uroj që të jetë keqkuptim propozimi për heqjen e emrit të Avni Rustemi. LSI vlerëson lart figurën e Avni Rustemit. Ai shesh nuk mund të ketë emër tjetër. Ide të tilla konfliktuale nuk duhet të mbështeten, pasi sheshi është larë me gjakun e Avni Rustemit" - citohet nenkryetari i LSI nga mediat.