Arkiv-Lajme

Shqiponjë "klandestine" në logot e Këshillit të Ministrave, shqiponjë me “mutacion” në tregjet shqiptare!

Postuar në 18 Nëntor, 2012 04:54

Qeveria shqiptare përdor si simbol në mbledhjet e saj, një shqiponjë e cila nuk është simbol shqiptar. Denoncimi vjen nga historiani Pëllumb Xhufi, raporton agjencia e lajmeve NOA. “Ne shohim që është shtrembëruar shqiponja me dy krerë të cilën Ismail Qemali dhe partizanët na e lanë ndryshe dhe tani na kanë bërë atë shqiponjën që ju shihni çdo mbledhje qeverie tek ato lap top-ët që ministrat mbajnë bashkë me shefin e vet”, u shpreh Xhufi.

Skënder Tufa shpjegon arsyet e forta për të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit…

Postuar në 18 Nëntor, 2012 04:18

Në tensionin e ditës së djeshme, jo për faktin që ish-mbreti po rivarrosej, por për mënyrën sesi u organizua e imponua ky varrim nga qeveria, kuptohet që sytë ishin tek ata që do e “begenisnin” ceremoninë.

3 mandate të blera në Qarkun Fier janë përkthyer në poste të larta shtetërore

Postuar në 18 Nëntor, 2012 03:10

 

Izrael – Palestinë, reja e luftës është afër

Postuar në 17 Nëntor, 2012 16:02

Nga ora në orë, Izraeli mund të fillojë ofensivë tokësore në Gaza, çka do të thoshte luftë e mirëfilltë. Ndoshta mund të arrihet kompromis, por dhe në këtë rast, sipas The Economist, si për Izraelitët dhe Hamasin, çështja është, a morën ata pikë në sytë e opinionit publik botëror? Për Benjamin Netanjahun, kryeministri i Izraelit, me zgjedhjet e përgjithshme më 22 janar, kjo pyetje është veçanërisht akute.Vrasja në 14 nëntor e Ahmed Jabarit, komandantit ushtarak të Hamasit, u mirëprit gjerësisht nga izraelitët.

Qeveria (në nevojë për pará) shtrëngon rripat e biznesit

Postuar në 17 Nëntor, 2012 13:34

Këto ditë, gjithë bizneseve të vogla të Tiranës, u ka shkuar (dhe po u shkon) një shkresë nga Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë, ku në bazë të ligjit u kërkohet të paraqesin brenda 15 ditëve nga marrja dijeni, një kopje të aktit të kontratës së qerasë (ose të pronësisë), shoqëruar kjo me pagesën e 10 për qindshit të tatimit mbi të.

VOX POPULI - Twitteri cicëron për ardhjen e eshtrave të Zogut

Postuar në 17 Nëntor, 2012 12:13

Shqiptarët në botë nuk mund të rrinin të pavëmendshëm ndaj super-ceremonisë që ju bë ish Mbretit e që në media, pa kujdes, quhet “Mbreti” edhe pse është i shfronësuar me referendum po nga e njëjta Parti që po i ngre kultin tani. Në twitter, ata kanë komentuar ngjarjen, dhe komentet i përmblodhëm bashkë më poshtë:

(P.S. Qe e vështirë, sepse në kërkim dilnin pa fund komente për zogj të tjerë. Retweets të  letrës së Taulant Ballës për Ahtifete Jahjagën nuk janë përfshirë)
 

@AndiKANANAJ

Bojaxhi hedh dritë mbi “dritat”: Faji i shtetit! CEZ mund të fitojë në arbitrazh!

Postuar në 17 Nëntor, 2012 11:57

 

Në një intervistë për Ilir Paçon në Top Channel, Gjergj Bojaxhi, ish-zv/Ministër i Energjitikës dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i KESH, ka fajësuar dje shtetin shqiptar për situatën energjitike të krijuar. “Fajtorë janë të gjithë nga pak, por për të ndarë gjërat, në radhë të parë, ligji zbatohet me proçedura dhe fatkeqësisht CEZ ka vepruar duke zbatuar ligjin dhe shteti duke e shkelur” ka thënë Bojaxhi. Por, ai sjell një dritë një fakt të neglizhuar nga media këto ditë, që çështja mund të përfundojë ën arbitrazh, me humbje të mëdha për shtetin shqiptar.

Kolazh me shkrime pro-(ish)mbretit

Postuar në 17 Nëntor, 2012 10:59

Për të kuptuar ku lundrojnë emocionet e idetë e mbështetësve të ish-mbretit Zog, përmblodhëm një kolazh me pjesë nga shkrime të qëmtuara në shtyp.

Spahiu: Ksera në burg për tradhëti ndaj kombit!

Postuar në 17 Nëntor, 2012 09:34

Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu ka akuzuar për tradhti kombëtare ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, njofton Gazeta Shqip. Sipas Spahiut, ministri duhet të ndiqet penalisht, pasi ka tradhtuar interesat e kombit gjatë një takimi me partinë greke “Agimi i Artë”, ku ka deklaruar se po punon për të ashtuquajturin “Verioepir”.

Merkel në Moskë, kritikon dënimin e grupit Pussy Riot

Postuar në 17 Nëntor, 2012 08:33

Takimi i Merkel me Putin erdhi në kohëra të tensionuara kur Europa është shumë e ndjeshme ndaj shkeljes së të drejtave r të parimeve demokratike në Rusinë e Putinit.

Merkel e kritikoi vendimin e gjyqësorit rus për dënimin me burg të pjesëtareve të punk-grupit “Pussy Riot”, duke thënë se performanca e tyre në një kishë në Gjermani do të shkaktonte polemika por jo edhe dënim dyvjeçar me burg, raporton Reuters.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme