Spahiu: Ksera në burg për tradhëti ndaj kombit!

Postuar në 17 Nëntor, 2012 09:34

Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu ka akuzuar për tradhti kombëtare ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, njofton Gazeta Shqip. Sipas Spahiut, ministri duhet të ndiqet penalisht, pasi ka tradhtuar interesat e kombit gjatë një takimi me partinë greke “Agimi i Artë”, ku ka deklaruar se po punon për të ashtuquajturin “Verioepir”.

“Ministri Spiro Ksera është kthyer në urën e shtetasit Sali Berisha me “Agimin e Artë”. Sot në qeveri janë tre ministra grekë dhe 13 ministra filogrekë. Këta shtetas që po cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe po përpiqen të asimilojnë kulturën dhe simbolet shqiptare duhet të përgjigjen përpara ligjit, dhe nëse ligji nuk do të veprojë atëherë do të jetë vetë populli që do ti largojë ata me protesta. Skenari që po hartohet nga 3 ministrat grekë dhe 13 filogrekë dhe lidhjet e tyre me Agimin e Artë është ndër më të rrezikshmit që cënon paqen e të gjithë rajonit. Këta shtetas duhët të procedohet penalisht për tradhti kombëtare” deklaroi Spahiu gjatë një takimi në Korçë, me simpatizantë të AK-së.

Është e çuditshme që ky qendrim mbahet nga një parti që nuk është as në Parlament, ndërsa një koalicion i tërë qeverisës dhe opozitar parlamentar e kalon në një heshtje fajtore një takim problematik të z. Ksera me qarqe anti-shqiptare e bën deklarata anti-kushtetuese.

k.c.

 

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.