Skënder Tufa shpjegon arsyet e forta për të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit…

Në tensionin e ditës së djeshme, jo për faktin që ish-mbreti po rivarrosej, por për mënyrën sesi u organizua e imponua ky varrim nga qeveria, kuptohet që sytë ishin tek ata që do e “begenisnin” ceremoninë.
E ndërsa Bamir Topi e kish lënë të kuptohej pjesëmarrjen gjatë një interviste me Sokol Ballën, ku tha se imazhi i tij për mbretin lidhej me rrëfimet e të atit, ra në sy dhe pjesëmarrja e Skënder Tufës, kreut të ish-të përndjekurve politikë. Duke mbajtur raportet e veta me kujtimin e ish-mbretit, argumenti i Tufës, i pyetur nga Panorama, ishte që “kemi ardhur të nderojmë kujtimin e Mbretit të Parë të Shqiptarëve, ideali i të cilit sot përçohet nga legalistët. Politikanët e kësaj partie (lind pyetja, kush?) na kanë mbështetur në kauzën tonë, por dhe në grevën e urisë që zhvilluam për dëmshpërblimin e ët burgosurve politikë. Gjithashtu nuk harrojmë vizitën e dy javëve më pare të funksionarëve të lartë të PLL qëzhvilluan homazhet përkujtimore të heroit të demokracisë, Lirak Bejko.”
Kjo intervistë, lë të kuptohet (më e pakta) se greva nuk ishte vegël e PS…
K.C.
Comments
Kjo interviste shpjegon

Kjo interviste shpjegon pjeserisht edhe pse ish-te perndjekurit politik nuk u perkrahen sic duket nga populli gjate greves.

Opo c'te beje qe kam harruar

Opo c'te beje qe kam harruar rrefimet e gjyshit dhe nuk jam aty prane po e di une se si do veproja...

Z. Cukali, akoma me të

Z. Cukali, akoma me të kompleksuar nga fjalët e Saliut se ndoshta greva e urisë ishte e mbështetur nga PS-ja. Saliu bashkë me legalistët që janë në pushtet i dogjën ata. Deklarata e këtij gomarit për partinë e legalitetit, tregon se ky është klluf fare dhe nuk merr vesh as kur ja fusin dhe as kur e burgosin.

PS-ja ka bërë gabim që nuk e ka mbështetur edhe më hapur edhe më politikisht grevën, megjithëse e mbështeti duke i dërguar dy të djegurit jashtë.

Hiquani njerezve ( me

Hiquani njerezve ( me imagjinate) per nje moment funksionet e larta qe kane mbajtur apo qe mbajne dhe do te shihni sa njerez te vegjel jane. Njelloj si ne. Madje, shpesh edhe me te vegjel se ne. Duket se i tille eshte edhe Bamir Topi. Ne vleresimin e historise dhe te figurave te saj, burrat e shtetit nuk nisen nga ato qe iu ka pas treguar dikur babai apo gjyshi ne nje nate te gjate e te ftohte dimri, por nga dijet shkencore dhe nga kriteret morale qe duhet te kene.

Zoti Niko, Historine e kane

Zoti Niko,

Historine e kane shkruar Gjyshrit tane....patjeter qe do i degjojm.Tani historia eshte bere lesh e li...dhe genjehet politikisht per te ngritur vlerat morale te nje tradhetari....prit neser kur te rehabilitohet edhe figura e Esat Pash Toptanit dhe diskretitohet figura e Skenderbeut apo Ismail Qemalit. Per Topin e dim qe eshte pasardhes i Esatit te madh!Nuk ka nevoje qe te mbrohet se dihet se kush eshte!

Add new comment