Arkiv-Lajme

Stefani për 'Fierin': Ndërkombëtarët rrinë e vështrojnë si ca yje të largët e të akullt

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:38

“Ajo që ka ndodhur në Fier është e patolerueshme! Përfytyroni një vend ku sapo kanë përfunduar zgjedhjet. Partia humbëse është e pakënaqur. Ajo do që qeveria dhe Kryeministri të jenë të vetët. Prandaj deputetët e saj mblidhen në sallën e një godine çfarëdo (këshilli PD-ist i Qarkut të Fierit u mblodh në një hotel) marrin dhe ca njerëz të tjerë çfarëdo dhe i shpallin deputetë për të plotësuar numrin. Dhe kjo pakicë e shndërruar si me magji në shumicë, ky “Parlament” kallp zgjedh një Kryeministër dhe një tjetër qeveri.

Putin nënshkruan një ligj të ri për tradhëtinë

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:11

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkuar një ligj të ri që zgjeron përkufizimin e "tradhëtisë ndaj vendit", një lëvizje që kritikët thonë se i jep qeverisë autoritet më të gjërë për të cilësuar dikë si tradhëtar.

Legjislacioni i mëparshëm e cilësonte tradhëti të lartë, spiunazhin apo ndihmën ndaj një shteti tjetër duke dëmtuar sigurinë e Rusisë. Ligji i ri do të zbatohet gjithashtu për qytetarët rus që punojnë për organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e zbulimit.Dënimi maksimal për këdo që gjendet fajtor për tradhëti do jetë 20 vjet.

Aktualisht nuk ka asgjë më të fortë se dëshira e saj për të mos bërë asgjë - shkruan IHT për Hillary Clinton

Postuar në 15 Nëntor, 2012 06:23

Njerëzit i afrohen Hillary Clintonit çdo ditë dhe i thonë se ka detyrim për të garuar dhe për t’i dhënë Amerikës presidenten e parë. Vetë Clinton jep përgjigje të ndryshme, duke thënë: Oh, unë e kam përjashtuar atë mundësi ose nuk kam ide se çfarë do të bëj në të ardhmen. Me këtë hyrje nis shkrimin gazeta “International Herald Tribune”.

Ruçi: Gënjeshtrat e Berishës për tri projektligjet

Postuar në 15 Nëntor, 2012 06:22

Në një replikë ndaj Berishës në Kuvend, Gramoz Ruçi, Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se Berisha gënjen deputetët, popullin dhe ndërkombëtarët, kur thotë se tri projektligjet që kërkojnë 3/5 e votave janë gati në tryezat e deputetëve. Sipas Ruçit, projektligji për Gjykatën e Lartë është aprovuar në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës, pa marrë parasysh amendimet e propozuara nga opozita.

Sandër Simoni pas Ina Ramës?

Postuar në 15 Nëntor, 2012 04:24

E përditshmja DITA shkruan në numrin e saj të sotëm se kandidati i mazhorancës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është Sandër Simoni (në foto).

Pse kriza në Shqipëri polli parti të djathta e jo të majta? Lubonja ka një përgjigje dhe merr shembull Grillon

Postuar në 15 Nëntor, 2012 04:06

Kriza e thellë dhe zhgënjimi sjellin lindje lëvizjesh politike të reja. Fatos Lubonja në shkrimin e tij në të përditshmen Panorama përpiqet t'i përgjigjet pyetjes pse në Greqi dhe në Itali, si rezultat i zhgënjimit të thellë, kanë lindur parti të fuqishme të majta, kurse në Shqipëri kanë lindur dy parti të reja, që janë... që të dyja, të djathta.

Korrupsion Kosove

Postuar në 15 Nëntor, 2012 03:46

Në Prishtinë (ku prokurorët janë të huaj) ka plasur skandali i prodhimit të pasaportave biometrike. Rreth 1.4 milionë euro që duhet të kalonin nga Prishtina drejt kompanisë së pasaportave në Austri, janë "zhdukur: rrugës. Dyshohet se janë dhënë ryshfet dhe policia ka ndaluar një shtetase gjermane, pronarja e kompanisë “Consulting EU Sh.p. si të dyshuarën kryesore,
Televizioni TCH në Tiranë thotë se ka siguruar bisedën mes prokurorit të EULEX Pascal Persons dhe gjermanes Natalie Velijaj. Pyetje-përgjigja e parë:
Prokurori: Çfarë ka ndodhur me paratë?

Një njoftim i CEZ, 4 përgjigje të ministrit Bode (dhe mbushni depozitat)

Postuar në 15 Nëntor, 2012 03:31

CEZ ka bërë dje një njoftim publik i cili vetëm në një vend të cilit i është hequr edhe nervi i fundit i reagimit mund të kalojë si njoftim i zakonshëm. Tirana dhe shumë qytete të tjerë nuk do furnizohen me ujë pas 16 nëntorit, nëse ajo që thotë CEZ bëhet realitet. Njoftimi i botuar në mediat e sotme është pak a shumë ky:

Në seancën e sotme parlamentare s’ka votim për “tre ligjet e BE”

Postuar në 14 Nëntor, 2012 17:09

Nga deklaratat në distancë, kryeministri, Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama kanë bërë me dije për opinionin publik, qëndrimet e tyre, për çështjen e Fierit, e për rrjedhojë dhe për tre ligjet kushte të BE-së. Përkatësisht, kreu i mazhorancës refuzoi publikisht ftesën e Ramës për t’u ulur në tryezë për çështjen e Fierit. Për rrjedhojë, tre ligjet kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat nuk do të mund të marrin votat e duhuara as në seancën e sotme parlamentare.

Alban Skënderaj ka vjedhur këngën prej grekëve – thotë shtypi kosovar

Postuar në 14 Nëntor, 2012 14:11

Një pjesë e shtypit kosovar është marë sot me këngën fituese të festivalit Kënga Magjike. Koha Ditore e Bota Sot thonë se kënga e Alban Skënderajt është pothuajse identike me një këngë në gjuhën greke. Të përditshmet e Prishtinës kanë botuar edhe krahsimin me video mes dy këngëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme