Një njoftim i CEZ, 4 përgjigje të ministrit Bode (dhe mbushni depozitat)

CEZ ka bërë dje një njoftim publik i cili vetëm në një vend të cilit i është hequr edhe nervi i fundit i reagimit mund të kalojë si njoftim i zakonshëm. Tirana dhe shumë qytete të tjerë nuk do furnizohen me ujë pas 16 nëntorit, nëse ajo që thotë CEZ bëhet realitet. Njoftimi i botuar në mediat e sotme është pak a shumë ky:
CEZ Shpërndarje njofton se ditën e premte, 16 nëntor, do të ndërpresë furnizimin me energji të të gjitha kompanive të ujësjellësit që janë debitore ndaj kompanisë. “Shuma që i detyrohen CEZ Shpërndarjes kompanitë e ujësjellësit tashmë ka arritur lartësinë e 5.4 miliardë Lek (38 milion Euro). Këto kompani janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre ndaj CEZ Shpërndarje dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa herë...Ne dëshirojmë të këshillojmë publikun që të përgatitet për ditët që pasojnë 16 nëntorin, duke u siguruar që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizmin me ujë të konsumatorëve të tyre" - thuhet në njoftimin e CEZ Shpërndarje.
Njoftimi erdhi në të njëjtën ditë që ministri i Financave Ridvan Bode e quajti CEZ-in një kompani të pasuksesshme dhe hoqi cdo përgjegjësi nga ministria që drejton dhe qeveria për situatën duke ia mveshur këtë përgjegjësi edhe Bankës Botërore. Më poshtë 4 pyetje-përgjigje të Bodes në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo:
Ka sinjale që do largohet CEZ?
Po,po e kanë deklaruar ata. Kanë deklaruar e Shqipëria mbetet jashtë objektivave të tyre strategjikë.
A do të ketë kufizim energjie?
Qeveria ka marrë masat. Kemi alokuar 50 milionë euro për të garantuar importin e energjisë dhe për të mos patur ndërprerje të energjisë
A e konsideroni një pritatizim të dështuar?
Ajo hyri në tregun tonë dhe doli e pasuksesshme. Kjo për një sërë fatktorësh
Si shpjegohet që vetëm në Shqipëri dështoi?
Kjo është pjesë e diskutimeve. Në këtë proces jam shumë i shqetësuar se kjo po rrezikon kosto publike. Nuk ka qenë kopetencë e Ministrisë së Financave. Banka Botërore ka qenë konsulente e këtij procesi dhe ajo është informuar lidhur me cdo gjë. (A.N.)
Comments
E mbusha depoziten me ...
E mbusha depoziten me ... brockullat e Bodes .
Add new comment