Pse kriza në Shqipëri polli parti të djathta e jo të majta? Lubonja ka një përgjigje dhe merr shembull Grillon

Postuar në 15 Nëntor, 2012 04:06

Kriza e thellë dhe zhgënjimi sjellin lindje lëvizjesh politike të reja. Fatos Lubonja në shkrimin e tij në të përditshmen Panorama përpiqet t'i përgjigjet pyetjes pse në Greqi dhe në Itali, si rezultat i zhgënjimit të thellë, kanë lindur parti të fuqishme të majta, kurse në Shqipëri kanë lindur dy parti të reja, që janë... që të dyja, të djathta.

Shkruan Lubonja: "Shqipëria ka mjaft situata të ngjashme apo të përbashkëta me dy vendet kryesore fqinje në krizë, Italinë dhe Greqinë.. Mbi të gjitha, kemi të përbashkët faktin se kriza jonë nuk është thjesht e vetëm krizë ekonomike, por edhe krizë e besimit në klasën politike.. Por në Greqi dhe në Itali, si rezultat i këtij zhgënjimi të thellë, kanë lindur parti të fuqishme të majta që udhëheqin në sondazhe: Syriza në Greqi është partia e parë në sondazh dhe po ashtu në Itali lëvizja “Cinque Stelle” (Pesë Yjet) është bërë kërcënimi numër një i të gjithë kastës. Kurse në Shqipëri kanë lindur dy parti të reja, që janë, që të dyja, të djathta.Si ta shpjegojmë këtë ndryshim?"

Lubonja merr më pas në analizë rastin Grillo në Itali dhe shkruan:
"...Në Itali ka njëzet vjet që dominojnë dy parti kryesore. Pas njëzet vjetësh në pushtet këto dy parti kanë arritur minimumin e pikëve në sondazhe dhe, sipas disa zërave të fundit, ato po nxitojnë për në prag të zgjedhjeve të ndryshojnë ligjin elektoral, sepse përndryshe, sikurse tha një nga eksponentët e partisë së Berluskonit, Grillo, mund të shkojë nga 30% te 80%. Ç’është lëvizja e Grillos që ka arritur në një kohë të shkurtër një sukses kaq galopant? Së pari duhet vënë në dukje se Grillo e ka krijuar lëvizjen e tij në internet. Madje ai akuzon të gjitha mediat se janë “teatrino” e kastës politike. (A nuk ju tingëllon kjo shumë e ngjashme me mediat tona?) – duke i bojkotuar ato. Ai është kundër pushteteve të forta – të bankave dhe pasunarëve, akuzon rrjetin e sistemit politik italian (si qendrën e majtë edhe atë të djathtë) si një rrjet korrupsioni të paparë, kërkon të ndryshojë partitokracinë në favor të një demokracie më pjesëmarrëse, ka qëndrime të forta ekologjiste. Shumica e italianëve bien dakord se Grillo ka një konsensus kaq të madh për shkak se ai shpreh nevojën e shkatërrimit të sistemit ekzistues në Itali, të kalbur e të korruptuar deri në palcë si dhe të kastës politike që e ka ngritur këtë sistem. Sistemi dhe njerëzit e tij, sipas Grillos, janë dy anë të së njëjtës medalje, prandaj lëvizja “Pesë Yjet” synon kandidimin e njerëzve të rinj që nuk kanë qenë pjesë e sistemit të vjetër...

Konkuzioni i Lubonjës është që analiza se pse në Shqipëri, me gjithë krizën e rëndë, kanë lindur dy parti të djathta dhe asnjë e majtë, meriton një debat që e tejkalon hapësirën e një shkrimi. Por, - shton Lubonja,- "Dua të theksoj një aspekt të këtij fenomeni që më duket shumë i rëndësishëm. Them se partitë që po kërkojnë të sfidojnë sot PD-në dhe PS-në janë të djathta sepse liderët e tyre nuk duan të ndryshojnë apo shkatërrojnë sistemin, por thjesht të bëhen pjesë e tij apo të mbeten në të me një emblemë tjetër..." (A.N.)

Lubonja i plotë:
http://www.panorama.com.al/2012/11/14/pse-kemi-vetem-parti-t...

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Te jemi pak me realiste.

Te flasesh ne Shqiperi per parti te djathta apo te majta eshte nje krim intelektual, dhe kur kjo vjen nga goja e intelektualeve atehere vazhdojme te ecim ne rrugen e gabuar.

Pike se pari: Po flasim per krizen a thua sikur e zbuluam ate kete vit, ne nje kohe qe kemi 22 vjet qe jemi ne nje krize totale, mbare sociale, ekonomike, dhe politike.

Se dyti: Partite qe krijohen ne Shqiperi nuk jane produkt i levizjeve popullore, apo perfaqesuese te bindjeve politike. Jane shtojca te partive egziatuese te cilat bejne pisllekun e rradhes kur tu vije koha. Shoqeria Shqiptare politiken nuk e ka ne gjak, sepse politika mbi te gjitha kerkon nje zhvillim te caktuar kulturor e civil. Politika ne shqiperi eshte njesoj si tifozlleku. Dhe partite ne skenen politike kurre nuk kane shprehur tradicionalen e te djathtes apo te majtes.

PD psh nuk eshte parti i djathte, por nje grumbull pleherash, dhe njerezish te inkriminuar. PS nuk eshte parti e majte, por eshte partia me demokratike ne Shqiperi.

Nuk po zgjatem tek partia e camve, e lsi-stave, republikaneve, se keshtu do rendoja faqen me nje fjalor teper te piset.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Kush e bëri? Pula vezën, apo veza pulën?
Kjo eshte pyetja qe e bejne te gjithe.
Ndersa shpjegimet e analistit Lubonja kane te bejne me njoftimin qe na paskan dale edhe gjela te tjere.
Se kush e beri gjelin,kush i beri zoqte,kush i bene glasat,pse disa kane pupla ,pse disa jane te rjepur pse jemi ne kete gjendje,pse nuk ka shpresa per permirsim,as Lubonja as dikush tjeter nga ata qe shkruajne nuk mund t’i japi pergjigje.
Pse? Nuk ka pergjigje? Sigurishte qe ka ,por duhet te zgjohemi nga gjumi dhe te kuptojme te verteten.
Per te kuptuar te verteten duhet te dalim ne drite.
Per te dale ne drite duhet te largojme erresiren,por e keqja eshte se disa mendojne se erresira largohet duke perdorur fshesen.
Opinioni im modest eshte qe te gjithe keta qe shkruajne ne media jane si puna atyre qe kane marre fshesen per te larguar erresiren.
Po Lubonja ?……………….Edhe pse……………….Nuk e di!

Submitted by drini (not verified) on

Pse ne Shqiperi pillen parti te djathta? Sepse ne Shqiperi zhvillimet politike akoma nuk lejohen te dalin jashte laboratorit. Zhvillime te cilat kane lindur qe nga momenti i nxjerrjes jashte loje te Mehmet Shehut. Ne laborator u krijua PD-Berisha e djathte dhe po ne kete laborator krijohen pa sukses parti te tjera te ''djathta'' per nxjerre loje Berishen e tyre. Dhe keshtu do te vazhdoje derisa te lejojne edhe popullin te thote fjalen e tij, nese nuk do te dale ndonje Edi i ri qe me keqperdorimin qe i ben pakenaqesise popullore, si ne rastin e greves se dikurshme masive te urise te Ps-se apo me rastin skandaloz te 21 janarit, te vere perseri ne gjumin e indiferences gjithe popullin

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.