Në Serbi flitet për Destabilizim Strukturor. Sugjerohet ndërmjetësim ndërkombëtar

Postuar në 19 Gusht, 2025 19:12

Aleksander Vuçiç nuk duket se ka më opsione të besueshme për krizën që po e përmbyt mbarë vendin që ai drejton prej vitesh. Sot, ai ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Serbisë, pak ditë pasi e mblodhi atë për ndëshkimin e Milorad Dodik.

Autoriteti institucional është vënë në lojë përderisa ai është shndërruar gradualisht në çështje protokollare. Duke vënë në dukje se në 6 muaj, presidenti serb ka lëshuar pa ceduar, ka manovruar pa dalë nga spiralja, ka qetësuar ndërkombëtarët, por pa i bindur ata se gjërat po shkojnë mirë, sot situata ka mbërritur në një pikë kritike nervore. Ilustrimi për këtë është shpërthimi i ish-kryeministres, Ana Brnabiç, kundër një dokumenti të përgatitur nga analisti Dushan Janjiç, me titullin: Parandalimi i Destabilizimit Strukturor të Serbisë, që pasoi një dokument tjetër të tij të datës 29 qershor me titull: Propozim për reflektim!

Presidenti Aleksander Vuçiç është një ndër aktorët më ndikues të krizës. Monopoli mbi median, vendimet kyçe buxhetore dhe menaxherale të qeverisë së Serbisë, sidomos në diplomaci, ushtri dhe polici, përdoren nga presidenti për të mbrojtur vlerat dhe interesat e një pjese të shoqërisë dhe për të ndërtuar Lëvizjen për Mbrojtjen e Shtetit

thuhet ndër të tjeranë dokument. 

Këtë dokument Brnabiç e ka cilësuar si një fazë të revolucionit me ngjyra në Serbi që sipas saj është relatuar nga një “grup anonim ekspertësh”. Të cilët sugjerojnë si dalje na kriza vendosjen nën kontroll parlametar të Presidentit, Këshillit të Sigurisë dhe Prokurorit të Përgjithshën. Po kështu propozohet krijimi i një komisioni ekspertësh përfshirë ekspertë të huaj, që do të mbështesë “mekanizmin ad hoc për daljen paqësore nga kriza dhe stabilizimi i Serbisë”.

Ky moment është komentuar si shitje e sovranitetit të Serbisë dhe zhbërje e funksionit të përfaqësimit demokratik, një akuzë që është shumë tensionuese në situatën e tanishme. Mbi dokumentin në fjalë mund lexohet këtu, por sa për interes të lexuesit shqip duhet thënë se me destabilizim strukturor mund të kuptohet një eufemizëm për luftën civile politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.