Korrupsion Kosove

Në Prishtinë (ku prokurorët janë të huaj) ka plasur skandali i prodhimit të pasaportave biometrike. Rreth 1.4 milionë euro që duhet të kalonin nga Prishtina drejt kompanisë së pasaportave në Austri, janë "zhdukur: rrugës. Dyshohet se janë dhënë ryshfet dhe policia ka ndaluar një shtetase gjermane, pronarja e kompanisë “Consulting EU Sh.p. si të dyshuarën kryesore,
Televizioni TCH në Tiranë thotë se ka siguruar bisedën mes prokurorit të EULEX Pascal Persons dhe gjermanes Natalie Velijaj. Pyetje-përgjigja e parë:
Prokurori: Çfarë ka ndodhur me paratë?
Natalie: Nëse do ta kishit hetuar, ju nuk do të më kishit pyetur për këtë. Unë dëshiroj t’ia çoj provat prokurorit. Dua të shkoj në nivelet e larta të EULEX-it. Nëse ata duan të më dëgjojnë, atëherë ne do të bisedojmë.
Kurse e përditshmja kosovare "Koha Ditore" ka siguruar më shumë informacion se kaq. Ajo di që këto para janë shpërndarë në formë ryshfeti në 4 llogari zyrtarësh kosovarë.
Shkruan KD: Gjermania Natali Velija dyshohet se nuk i ka marrë 1.4 milionë eurot të gjitha për vete, por i ka derdhur në katër llogari bankare si ryshfet për zyrtarë të shtetit. Burime brenda procesit kanë thënë se pronarja e kompanisë “Consulting EU Sh.p.” ka transferuar mbi një milion euro me katër kosovarë si ryshfet të tenderit prej 14 milionë eurosh për prodhimin e pasaportave të fituar nga kompania austriake “Österreichische Staatsdruckerei” . (A.N.)
Add new comment