Ministri u heq truprojat “e vjetra” prokurorëve. Këta mendojnë që truprojat do zëvendësohen me spiunë

Një vendim i ministrit të brendshëm Flamur Noka ka ndryshuar njëherazi të gjithë truprojat e prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, - njofton në numrin e saj të sotëm e përditshmja DITA.
Vendimi, sipas raportimit të së përditshmes në fjalë, është marrë nga ministri i Brendshëm, dhe reagimi i prokurorëve ka qenë i menjëhershëm. Këta të fundit thonë se nuk do të pranojnë truproja të tjerë.
Shkruan DITA: “Mësohet se të gjithë truprojat, pjesë e forcave speciale, të cilët deri më tani kanë shërbyer pranë përfaqësuesve të organit të akuzës, janë dërguar nëpër rrethe. Zyrtarët thonë se një gjë e tillë është vijim i ristrukturimit të forcave të RENEA-s. Por drejtuesit e prokurorive ku këta persona kanë punuar deri më tani, përveçse kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, (shumica e truprojave kanë vite që punojnë me ta) e kanë cilësuar lëvizjen e truprojave, si lëvizje politike dhe tendencioze. Një prej tyre në kushte anonimati i tha DITA-s se lëvizje të tilla janë bërë në kohën e Sollakut dhe truprojat që erdhën ishin persona që tejkalonin detyrat e tyre duke vjelë informacion dhe duke bërë ën disa raste edhe kërcënime apo përcjellë mesazhe ndaj prokurorëve”. Re.Pu.
Foto: Deputetet Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Gjoke Jaku, gjatë një sherri para hyrjes në një seance parlamentare në maj 2010 (LSA)
Add new comment