Putin nënshkruan një ligj të ri për tradhëtinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkuar një ligj të ri që zgjeron përkufizimin e "tradhëtisë ndaj vendit", një lëvizje që kritikët thonë se i jep qeverisë autoritet më të gjërë për të cilësuar dikë si tradhëtar.
Legjislacioni i mëparshëm e cilësonte tradhëti të lartë, spiunazhin apo ndihmën ndaj një shteti tjetër duke dëmtuar sigurinë e Rusisë. Ligji i ri do të zbatohet gjithashtu për qytetarët rus që punojnë për organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e zbulimit.Dënimi maksimal për këdo që gjendet fajtor për tradhëti do jetë 20 vjet.
Mediat citojnë një ish-gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese se ligji i ri është "aq i gjerë" saqë as që kërkon që autoritetet të provojnë se të dyshuarit kanë dëmtuar sigurinë shtetërore. Grupet e të drejtave, duke përfshirë edhe Human Rights Watch, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton kanë shprehur shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të këtij ligji. *VOA
Add new comment