Aktualisht nuk ka asgjë më të fortë se dëshira e saj për të mos bërë asgjë - shkruan IHT për Hillary Clinton

Njerëzit i afrohen Hillary Clintonit çdo ditë dhe i thonë se ka detyrim për të garuar dhe për t’i dhënë Amerikës presidenten e parë. Vetë Clinton jep përgjigje të ndryshme, duke thënë: Oh, unë e kam përjashtuar atë mundësi ose nuk kam ide se çfarë do të bëj në të ardhmen. Me këtë hyrje nis shkrimin gazeta “International Herald Tribune”.
Sipas saj, nëse Clinton do të garonte për presidente, ajo do të ishte kandidatja më e mirëpërgatitur në historinë e Amerikës: një grua që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë, ka shërbyer në Senatin e Shteteve të Bashkuara, një grua që njeh praktikisht kreun e secilit shtet në botë. Joe Biden mund t’i afrohet, por ne nuk do të flasim për Bidenin derisa të mos e zbulojmë se çfarë do të bëjë Hillary, shkruan gazeta.
Por, i gjithë ky bagazh a do të thotë se ajo do të ishte një presidente e mirë? Gazeta thotë se amerikanët gjithmonë bëjnë përpjekje të kuptojnë cilësitë e një kandidati. Republikanët kanë qenë të sigurt se është koha për një biznesmen të suksesshëm, por nuk ka dalë te jetë ashtu. Xhorxh Bushi Plaku ka qenë më i përgatutur se Barack Obama, por ne kemi rizgjedhur njeriun me rezyme më të shkurtër, - shkruan gazeta International Herald Tribune.
Ka shumë gjëra për të cilat Clinton flet me pasion të madh, por, në këtë moment, janë shumë pak sosh më të forta se dëshira e saj për të mos bërë asgjë. “Unë vetëm dua të fle, të ushtroj dhe të udhëtoj për qejf. Kjo tingëllon aq e zakonshme, por unë nuk e kam bërë për 20 vjet”, - citon gazeta Clintonin dhe shton: "Tani, duket e arsyeshme të besojmë se mungesa e interesimit të Clintonit në garën presidenciale, është e vërtetë. Ajo është 65 vjeçe dhe vërtet e lodhur". *REL
Add new comment