Sandër Simoni pas Ina Ramës?

E përditshmja DITA shkruan në numrin e saj të sotëm se kandidati i mazhorancës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është Sandër Simoni (në foto).
Shkruhet në DITA: "Largimi i Ina Ramës në fund të nëntorit për mazhorancën është një çështje që nuk diskutohet më. Presidenti Nishani më 22 nëntor do të çojë në Parlament emrin e ri që do të zërë vendin e kreut të akuzës. Burime të sigurta nga mazhoranca bëjnë me dije se PD-ja do t’i sugjerojë Presidentit dy emra të cilët do të hidhen në diskutim. Emri i cili qëndron në krye të listës është ai Sandër Simonit, i cili aktualisht mban për herë të dytë postin e kreut të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Simoni është kryetari i parë i Gjykatës për Krime të Rënda në kohën kur ajo u formua, në vitin 2004. Mësohet se Simoni është një emër që është sugjeruar nga ministri Eduard Halimi, i cili ka pasur mundësi bashkëpunimi me të vite më parë..."
Por sipas gazetës ka dy pika të errëta në karrierën e tij, njëra që ka të bëjë me një plagjiaturë dhe tjetra me procesin gjyqësor ndaj një emri të njohur të botës së krimit në Shqipëri. (re.pu.)
Më shumë:
http://gazetadita.al/sander-simoni-kandidati-i-mazhorances-p...
Add new comment