Deklaratë surprizë e Gjeorgjievskit: maqedonas, mësoni shqip, s’keni rrugë tjetër!

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski ka theksuar se maqedonasit patjetër duhet të mësohen të bashkëjetojnë me shqiptarët. Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “Evropa e Lirë” thotë agjensia INA.
“Tashmë nuk ka projekt për shkëmbim të territoreve. Tani mësoni gjuhën shqipe nëse dëshironi që të keni ardhmëri në Maqedoni. Këtë e flas disa herë, dhe këtë e them edhe në mënyrë simbolike, sepse besoj se është realitet. Mendoj se një nga handikepet më të mëdha të popullit maqedonas në këtë shtet të përbashkët është se shqiptarët e dinë gjuhën tonë, ndërsa ne nuk dimë gjuhën e tyre. Ky është realiteti. Ne duhet të mësohemi që të jetojmë me shqiptarët, ne patjetër të sillemi më tolerantë, ne patjetër duhet të dimë se çdo përmendore e ndërtuar sipas një rrëfimi të rrejshëm irriton shqiptarët dhe për fat të keq ky iritim s`ka të bëjë vetëm me shqiptarët”, theksoi ish-kryeministri Georgievski, i cili tashmë është pjesë e koalicionit të gjerë opozitar me Lidhjen Social demokrate në Maqedoni.
Vetë Gjeorgjievski akuzohet të ketë tentuar para 11 vitesh të bënte shkëmbim territoresh me Shqipërinë.
ne.su.
Comments
Linku i artikullit origjinal

Linku i artikullit origjinal ju lutem.

Kete nuk e prisja nga nje

Kete nuk e prisja nga nje nacionalist si Gjeorgjevski! Nese te tijet por dhe te tjerat forca sllavo-maqedonase, e degjojne, ai shtet do te kete fatin e mire te behet Zvicra e Ballkanit! Ndryshe, me urrejtje, diskriminime, konflikte e ndarje, do te perfundonte si Bosnja, me shume humbes e asnje fitues! U takon sllavo-maqedonasve te shtrijne doren e pajtimit, te pranojne e zbatojne marreveshjen e Ohrit, te fillojne kooperimin e sinqerte dypalesh per te miren e te gjitha paleve, ndryshe nje dite urrejtja do te jete bere aq kronike, sa do te jete e veshtire ruajtja e Maqedonise siç e njohim sot! Nga ana tjeter shqiptareve te Maqedonise ne rast se ky shtet do t'i pranonte si faktor te barabarte me ate sllavo-maqedonas, u leverdis te jetojne atje ne paqe e mireqenie. Nje bashkim i mundshem me Shqiperine e bandes tradhtare te Berisheve, apo me Kosoven thaçiano-serbe, do t'i shpinte pashmangerisht ne nje katastrofe! Zgjidhja e mençur eshte federata shqiptaro-sllavo-maqedonase-turke, ku te treja komunitetet me te medha, do te gezonin te drejta te barabarta nen flamurin e Aleksandrit te Madh! Nese kjo realizohet, Gjeorgjevski do te kujtohet pergjate historise si nje hero, nje njeri me vizion e i mençur, qe zjarrin e urrejtjes e te konfliktit, e shenderroi ne bashkepunim miqesor!

Ne fakt ai shtet ka vetem dy

Ne fakt ai shtet ka vetem dy rruge:

1) Bashkejetesa ne nje federate demokratike dy-gjuheshe me shqiptaret.

2) Shperberja, paqesore ose me lufte. Nga kjo, qofte paqesore qofte e dhunshme, do te humbisnin te gjithe! Bile kjo zgjedhje do te ishte me pasoja te gjata dhe stabiliteti do te arrihej pas kushedi sa shekujsh, me konflikte, dhune, shkaterrime, vrasje dhe shkembime territoresh.

Mendoj se Georgevski e ka kuptuar qarte se vetem opcioni i pare eshte i dobishem per Maqedonine. Nese te gjithe partite maqedonase do ta mendojne si ai, e ardhmja e ketij shteti do te jete e sigurt, duke u bere shembull per gjithe Ballkanin e trazuar.

Add new comment