Ish-themeluesi i PD në Kavajë: Berisha diktator! Dhe djeg titullin “Pishtar i Demokracisë” dhënë prej tij.

Në tubimin e Aleancës Kuq e Zi në Kavajë kanë marrë pjesë dhjetëra themelues të partisë demokratike të cilët të indinjuar nga transformimi i forcës që pretendoi të sillte demokracinë por që vetëm e deformoi atë kanë kryer aktin e dorëzimit të teserës së partisë-shtet dhe i janë bashkuar degës së Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Kavajës, njofton zëdhësnësi i AK.
Kreshnik Spahiu deklaroi se “Ka ardhur koha të zhbëjmë shprehjet tradicionale që dëgjojmë nga shoqëria e polarizuar se Shqipëria nuk bëhet me shqiptare. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve dhe mbarë opinionit ndërkombëtare se Shqipëria bëhet nëse janë shqiptarët të parët që e besojnë këtë”.
Interesant ëshët fakti që në tubimin e Aleancës Kuq e Zi ishte i pranishëm dhe qytetari Dritan Kanapari, një nga ish-themeluesit e degës së partisë Demokratike në këtë qytet prej dekadash. Kanapari ka djegur në shenjë revolte titullin “Pishtar i Demokracisë” që sipas tij ia ka dhuruar Sali Berisha të cilin ai e quajti diktatorin e kohëve moderne. Gjatë fjalës së tij në tubimin e Aleancës Kuq e Zi Dritan Kanapari deklaroi: “Dekoratat e diktatorit Sali Berisha i djegim sepse vetëm demokraci nuk sollën. Kontributi ynë dhe i qindra e mijërave shqiptarëve të cilët luftuan për liri dhe demokraci sot po përballen me vështirësi të gjithë aspekteve sociale dhe ekonomike. Me keqardhje ne konstatojmë se beteja jonë për demokraci ende vazhdon” deklaroi Dritan Kanapari.
Ne.Su.
Add new comment