Çfarë duhet të bëjë BBC?

BBC është në krizë. Në ditët e fundit kanë dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm, George Entwistle, dhe shefja e lajmeve Helen Boaden. Dorëheqjet kanë ndodhur vetëm pak ditë pasi programi i lajmeve i BBC-së ka akuzuar gabimisht një ish-politikan për abuzim seksual me fëmijët. BBC ka pranuar se kjo dëmton edhe më tej besimin te televizioni, i cili ka rënë për shkak të vendimit për të mos transmetuar dyshime të njëjta kundër moderatorit, tashmë të ndjerë, Jimmy Saville. Saville, që konsiderohej yll i BBC-së, thuhet se ka abuzuar seksualisht me qindra fëmijë gjatë disa dekadave.
Charlie Beckett, njohës i mediave në Shkollën për Ekonomi të Londrës është pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cilat janë problemet kryesore të BBC-së. Ai përmend burokracinë dhe propozon shkurtime në zinxhirin komandues.
“Duhet të ketë më pak njerëz në mes të asaj që prodhon BBC-ja dhe të gjithë atyre menaxherëve të lartë që e miratojnë atë.. Lajmet, për shembull, kanë pësuar 20 për qind shkurtime dhe kjo është e vështirë të rregullohet në një afat të shkurtër. Por nuk duhet bërë panik. Bazat e BBC-së janë shumë të forta dhe ai kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm. Kemi nevojë për gazetari të mirë. Në Britani dhe në mbarë botën, BBC-ja përfaqëson gazetarinë e mirë.
BBC-ja është themeluar më 1 janar të vitit 1927. Përgjegjësia e saj kryesore është të sigurojë transmetim të paanshëm, ndërsa vepron nën Kartën e Mbretërisë. BBC-ja është transmetuesi më i madh në botë për nga numri i të punësuarve – me rreth 23,000 punëtorë. Re.Pu.
Add new comment