Po ndodh ajo që pritej

Drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi ka konfirmuar stakimin e energjisë për 4 ujësjellësat e vendit. Elezi duke nënvizuar se ERE nuk mund të ndërhyjë në vendimin e CEZ i bën thirrje ujësjellësave të paguajnë debinë. Por ndërprerja e energjisë për ujësjellësit nga ana e CEZ ka provokuar reagimin e ashpër të qeverisë. Policia e Shtetit ka nisur që të rilidhë energjinë, ndërsa ka shoqëruar një punonjës të CEZ në Fier. Mësohet se banorët kanë pushtuar nënstacionin e energjisë në Kefaraj duke rikthyer forcërisht energjinë në qytet. Disa qytete të mëdha të vendit si Durrësi, Elbasani, Kavaja, Saranda, Fieri, Vlora e Laçi kanë pasur probleme me ndërprerjen e energjisë në ujësjellësa.
Drejtuesit vendorë thonë se ky veprim është i padrejtë, ndërsa ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka paralajmëruar se do ndalohet çdo veprim i CEZ. “Do të ndalohet çdo zyrtar i CEZ që bën vetëgjyqësi. Do ndalojmë çdo ndërprerje të energjisë elektrike për ujësjellësit. Ato janë objekte të rëndësisë së veçantë dhe nuk do të lejojmë ndërprerjen as për institucionet dhe as për qytetarët. Do të ndërhyjmë pas çdo denoncimi të bërë,” tha Noka.
Kurse ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka komentuar paralajmërimin e bërë për qytetarët amerikanë se mund të ketë protesta. Ai tha se ky është një njoftim standard për sigurinë.
CEZ thotë se ujësjellësit i kanë një borxh kompanisë prej 38 milion euro. “Shuma që i detyrohen CEZ Shpërndarjes kompanitë e ujësjellësit tashmë ka arritur lartësinë e 5.4 miliard lek (38 milion euro). Këto kompani janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre ndaj CEZ Shpërndarje dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa herë,” thuhet në njoftimin e CEZ Shpërndarje. Re.Pu.
Comments
L e ta paguaje Qeveria
<p>L e ta paguaje Qeveria borxhin e Ujesjellsave qe te mos demtohet publiku dhe pastaj me pas Ujesjellsat ia paguajne Qeverise.</p><p>Qeveria ka marre aq shume borxhe sa nuk behet qameti po t'i kene ndonje borxh edhe asaj.</p><p>Por.. Saliu s'ka dy koqe lek ne ..xhep, haha..edhe ato qe i kane mbetur i ruan per blerjen e votave ne zgjedhjet qe po vijne</p>
Kjo eshte c"eshte. Zihet
<p>Kjo eshte c"eshte. Zihet pushteti me kembet e veta. Komedi</p>
Add new comment