Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, më mirë se Shqipëria ekonomikisht - sipas CIA-s

Postuar në 12 Nëntor, 2012 11:31

Të dhënat e inteligjencës amerikane- CIA, tregojnë se për vitin 2011 Shqipëria ka pasur një rritje të GDP-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) prej vetëm 2 përqind, duke u renditur në vendin e 150-të në botë. Më mirë se Shqipëria ka qenë Kosova me një rritje prej 5 përqind të GDP-së, në vendin e 70-të në botë. Po ashtu më mirë se Shqipëria është edhe Maqedonia në vendin e 122-të dhe Mali i Zi në vendin e 135-të.

Në vend të parë në botë për rritjen e GDP-së është Katari me 18.80 përqind, kurse në vend të fundit Jemeni me -10.5 përqind. Greqia është dy vende para fundit me -6.9 përqind.

Vitin që po vjen pritet më keq. Institucionet më në zë ndërkombëtare parashikojnë një rritje vetëm në nivelin 0.5 përqind. Qeveria e Tiranës i ka injoruar në vijimësi këto zëra. Kryeministri Sali Berisha tha dy ditë më parë në një konferencë për shtyp që shifrat e Shqipërisë "kanë qenë gjithmonë 50 pëqind më të larta se parashimimet e institucioneve ndërkombëtare". (A.N.)

 

Një vështrim mbi ekonominë shqiptare 2012

http://www.theodora.com/wfbcurrent/albania/albania_economy.html

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>une s&#39;cuditem. ne vitet 88-89, kur degjonim radio prishtinen thoshin se kosova eshte 20 vjet para shqiperise nga ana ekonomike.</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Saliu duhet ti pushoje nga puna si keta te CIA ashtu edhe ata te Bankes Boterore. Si guxojne te kundershtojne shifrat e tij?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.