Kryeministri importon beratas në Berat

Postuar në 11 Nëntor, 2012 07:46

Kryeministri solli me vete 22 autobusë dhe 68 vetura në Berat. Kryeministri në këtë vizitë nhuk u prit nga banorët e zonës por nga militantë të sjellë me autobusë nga fshatrat e tjera. Akuza është e Braçes, deputet i Beratit, i cili reagoi për vizitën e KM në fshatin Qereshnik të këtij qarku ku edhe përuroi rrugëne fshatit. Braçe akuzoi se ata që “patë në TV ishin të ardhur nga Kozara, Perondia, Lapardhaja, fshatra të tjerë të Beratit, madje edhe nga Skrapari...” Ai akuzoi edhe se zona po rrënohet, ulliri shqiptar po mbetet stok prej “hapjes së doganave” për ullirin që vjen nga Greqia. Deputeti Erjon Braçe i ka kërkuar Berishës të mbylli doganat për ullirin grek që po konkuron prodhimin vendas dhe të ndryshojë politikat fiskale të qeverisë, që sipas tij janë politika fiskale me dogana të shqyera.

Importimi i fshatarëve për shfaqje televizive, njësoj si kasetat që u dërgohen në kohë zgjedhjesh televizioneve  janë një  krim moral, në mos ligjor. Ky lloj manipulimi mediatik i realitetit ka nevojë të gjejë një zgjidhje si institucionale, si mediatike, dhe si shoqërore. K.C.

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>jo beretas po beracak...........</p>

Submitted by mergim tari (not verified) on

<p>Mire mo Brace, le ta beje. Por a na jepni siguri se kete nuk do ta beje edhe ne diten e zgjedhjeve? Duket se SALiii po ben &quot;provat gjenerale&quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.