Arkiv-Lajme

Cili nga sondazhet e Ohajos është më i saktë?

Postuar në 04 Nëntor, 2012 01:27

Gara në shtetin Ohio (lexohet Ohajo) është tejet e rëndësishme për Romney-n; asnjë republikan nuk ka arritur të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, pa fituar në këtë shtet. Dhe sondazhi i sotëm i gazetës Columbus Dispatch tregon se Obama është 2 pikë përqindje para Romney-t: 50-48. Por sondazhi i djeshëm i NBC News dhe Wall Street Journal tregonte një epërsi edhe më të madhe për Obamën 51-45.

Duket se Romney-t i jep shpresë sondazhi i sotëm dhe e mbyt fare ai i djeshmi. Por cili prej tyre është më i saktë?

Policia serbe përgjon ilegalisht zyrtarë të lartë, përfshi dhe Presidentin. Asgjë e re në Ballkan.

Postuar në 03 Nëntor, 2012 17:13

Pas skandalit të përgjimeve nga ana e policisë serbe, Kryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç ka thënë se “tërë drejtuesit e policisë do të shkarkohen e arrestohen në përputhje me ligjet, pa marrë parasysh funksionet”, po që se konfirmohet përgjegjësia e policisë për përgjimin që i është bërë presidentit të Serbisë dhe zëvendëskryeministrit të parë.

Portret: Jim Messina, njeriu më i pushtetshëm në Washington

Postuar në 03 Nëntor, 2012 14:53

Njeriu më i pushtetshëm në Washington? Disa do nguteshin të thonin H. Clinton, mbase edhe nga emocioni i freskët që na dhuroi. Në fakt, jo. Ai quhet Jim Messina, arkitekti i fushatës së Obamës. Thuhet që në 2010, Obama i tha ndërsa ishin në Hawai, “Dua të të kërkoj një favor. Të drejtosh rizgjedhjen time!”, - sipas Bloomberg BusinessWeek.

Sa shumë e paska dashur Basha znj Clinton? Aq sa... t’i zërë pritë në aeroport!

Postuar në 03 Nëntor, 2012 12:59

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha është bërë objekt i një incidenti gati të rëndë në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që Sekretarja Klinton po largohej nga Shqipëria. Pasi kishte dështuar të futej në protokollin e takimeve përmes ndërtimit të një busti të Uillson në Tiranë, ai ka sajuar një udhëtim në Rinas në sallën e VIP-ave, duke shpresuar se do t’ia dilte t’i jepte dorën Sekretares Klinton, shkruan Tema.

Rama:Kalendari i festimeve të 100 vjetorit, vulgar... Meta zgjedh Vlorën para Tiranës

Postuar në 03 Nëntor, 2012 11:06

Një ditë pasi Ministri i Kulturës prezantoi kalendarin e programeve për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, ka ardhur edhe reagimi i Edi Ramës në twitter,ku  Rama e vlerëson programin zyrtar të festimit të Pavarësisë si “projekt vulgar me frymë komuniste e pa pike shijeje europiane”.

“Vaj medet për shtetin pas 100 vjetësh. Buste e shtatore të socrealizmit ngulur kuturu në trupin e Tiranës duke shkelur historinë, fyer estetikën dhe keqtrajtuar opinionin publik. Simpoziume e mbledhje jubilare si ato te kohës së vjetër...”

Gazetat e mëdha marrin anën e Obamës: Amerikës i duhej një President tjetër, por jo Mitt Romney.

Postuar në 03 Nëntor, 2012 09:44

Pas NyTimes, Washington Post, etj, edhe britanikja konservatore Economist merr anën e Obamës. Gazeta që katër vjet më parë e mbështeti pa rezerva Barack Obamën për Shtëpinë e Bardhë, e mbështet përsëri, por me rezerva të mëdha. Amerikës i duhej një President tjetër, por jo Mitt Romney.

Ra ky mort... e u pamë në TV. Liraku vdiq, partitë nisin luftë akuzash

Postuar në 03 Nëntor, 2012 08:30

Fakti që diku ka mort, dhe morti respektohet kryesisht me heshtje (siç kërkoi në Berat Topi Bamir një minutë heshtje në nderim të Lirak Bejkos), duket nuk vlen për qëllimet politike, që justifkojnë çdo mjet, sado makabër të jetë. Lumi i akuzave poltikie nisi, ndërsa dhimbja e familjes është në kulmin e vet.

E përgojoi para se të jepte shpirt, e përgojon edhe pas vdekjes…

Postuar në 03 Nëntor, 2012 07:13

Më 24 tetor, në një nga mbledhjet butaforike të rradhës të qeverisë që dominon, Sali Berisha tha për Lirak Bejkon: “Bejko, që vendosi të bëhej theror, ishte arrestuar me 30 kilogram drogë, nga policia e Durrësit dhe për të cilen, organi i akuzës kërkoi 9 vjet, por që, natyrisht, e liruan Tabakët e KLD-së, me ndërhyrje të fortë.

Zgjedhjet USA: Sondazhet nxjerrin para Obamën në Ohio e Florida

Postuar në 03 Nëntor, 2012 07:01

Obama duket më tepër fitues, pasi sondazhet i japin ngritje me 6 pikë në Ohajo dhe 2 në Florida. Presidenti Barack Obama në Ohajo është 51% në krahasim me 45% të Mitt Romney, ndërsa Florida është me 49% kundrejt 47% të sfidantit. Nëse presidenti fiton në Ohajo dhe në Florida, de facto do të sigurojë fitoren, duke thyer dhe kufirin e 270 kolegjeve zgjedhore. Kanë mbetur tre ditë për të votuar, dhe e tërë bota është në ankth, çfarëdo të thotë se ajo që ndodhë në Amerikë ende ka impakt në psikologjinë e vendeve. Nga të dhënat e fundit, kinezët e japonezët preferojnë Obamën.

Luan Rama: “S’ka ftohje me PD! Rama bën llogaritë e tij (pa LSI-në)”

Postuar në 03 Nëntor, 2012 06:03

Në një intervistë për Renato Kalemin te numri i sotëm i Revistës Klan, Luan Rama i është përgjigjur pyetjes nëse ka një “ftoheje” mes LSI e PD, ka konfirmuar me shumë përgjegjësi se “në parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar koalicioni nuk ka as lëkundje, as përplasje e as ftohje. Ne nuk jemi konsumatorë të qeverisjes, ne jemi kontributorë cilësorë e shumë seriozë ...”. Rama i ka quajtur “periferike” çështjet për të cilat “nuk jemi në unison me PD”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme