Ra ky mort... e u pamë në TV. Liraku vdiq, partitë nisin luftë akuzash

Fakti që diku ka mort, dhe morti respektohet kryesisht me heshtje (siç kërkoi në Berat Topi Bamir një minutë heshtje në nderim të Lirak Bejkos), duket nuk vlen për qëllimet politike, që justifkojnë çdo mjet, sado makabër të jetë. Lumi i akuzave poltikie nisi, ndërsa dhimbja e familjes është në kulmin e vet.
“Neveri per fjalët e KM mbi vdekjen tragjike të Lirak Bejkos – viktimës së pafajshme të arrogancës dhe indiferencës shtetërore. I lehtë dheu!” Ky ka qenë reagimi i kryesocialistit Edi Rama menjëherë pas deklaratës së PD lidhur me vdekjen e ish të përdjekurit politik Bejko. Kjo deklaratë erdhi pas akuzës së PD se vrasësi ishte Rama dhe kupola e PS, në një deklaratë ku akuzohej “...selektimi mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit të shishes së benzinës, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e tij do shëndrroheshin në vota për karrigen e Ramës”.
Arsyeja e këtyre akuzave ngjan të jetë gjetja e “fajtorit”, por, fare mirë mund të jetë edhe shfokusimi i vëmendjes nga problematike që paraqet kjo vdekje dhe moslënia hapësirave për reagime sociale. K.C.
Për më shumë mbi këtë temë:
http://respublica.al/artikuj/2012/11/03/lirak-bejko-kush-e-vrau
http://respublica.al/artikuj/2012/11/02/lirak-bejko-sipas-kryeministrit-te-shqiperise
Comments
Partite?????? Si, edhe ato qe
<p>Partite?????? Si, edhe ato qe nuk jane ne qeverine e Beriozes? Fole mbare or vella se nuk ha njeri bar. Ne se tha "bar hame dhe parimet nuk i shkelim" Enveeri kete e tha per vendosmerin per te mos iiu neneshturuar atyre qe donin te sillnin qe ne ate kohe, pikerishte kete kohe qe erdhi pas 90s. Keshtu qe, zoteri nuk futet ne nje thes si hajduti qe vodhi lopen edhe komshija qe nuk u zgjua dot per ti treguar te zotit te lopes. Zot, na ruaj nga "gjuhet qe thyejne kocka"</p>
Selektim mbi bazen e karteles
Selektim mbi bazen e karteles shendetesore.... A ka prokurori dhe gjykata ky vend? Cfare eshte kjo akuze? C'do te thote? Kjo eshte nje fyerje shume e rende e dinjitetit, cenim arrogant i te drejtes te jetes.
Kjo do te thote, sipas SRB-it, se Liraku i vdekur se i vdekur ishte.
Tamam- Keta nuk te len as te vdesesh...
Turp per Shtetin Shqiptar. Turp per Prokuroren. Kur do ta zhdukin kete Barby..
Add new comment