Policia serbe përgjon ilegalisht zyrtarë të lartë, përfshi dhe Presidentin. Asgjë e re në Ballkan.

Postuar në 03 Nëntor, 2012 17:13

Pas skandalit të përgjimeve nga ana e policisë serbe, Kryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç ka thënë se “tërë drejtuesit e policisë do të shkarkohen e arrestohen në përputhje me ligjet, pa marrë parasysh funksionet”, po që se konfirmohet përgjegjësia e policisë për përgjimin që i është bërë presidentit të Serbisë dhe zëvendëskryeministrit të parë.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar të premten policinë se e ka përgjuar telefonin e tij, si dhe të zyrtarëve të tjerë, përfshirë, atë të presidentit Tomisllav Nikolliç, duke thënë se një grup brenda Ministrisë së Brendshme bart për këtë përgjegjësinë. Daçiqi, ka thënë për mediat serbe se do të nisë iniciativën për ndryshmin e rregulloreve, me qëllim që të rritet kontrolli civil ndaj punës së policisë. ne.su.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.