E përgojoi para se të jepte shpirt, e përgojon edhe pas vdekjes…

Postuar në 03 Nëntor, 2012 07:13

Më 24 tetor, në një nga mbledhjet butaforike të rradhës të qeverisë që dominon, Sali Berisha tha për Lirak Bejkon: “Bejko, që vendosi të bëhej theror, ishte arrestuar me 30 kilogram drogë, nga policia e Durrësit dhe për të cilen, organi i akuzës kërkoi 9 vjet, por që, natyrisht, e liruan Tabakët e KLD-së, me ndërhyrje të fortë. Në këto rrethana, është në dinjitetin më të madh të mijëra e mijëra të përndjekurve politikë, të dhjetëra mijërave familjarëve të tyre që, qoftë edhe për një minutë të vetme, nuk u dezorientuan, por qenë të parët që kuptuan se kjo ishte gjithçka e organizuar për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Edhe vizitat e tij natën, edhe furnizimi që u bënte nga klubi ngjitur, të gjitha të ishin në funksion të kësaj karrigeje, në të cilën nuk do të ulet kurrë...”

Sot, në një deklaratë të shkruar me siguri prej tij (por të lexuar nga kukulla e vet zëdhënëse), Berisha e përgojoi përsëri të ndjerin Bejko – edhe pas vdekjes!

Tha kukulla e Berishës: “Z.Rama dhe kupola e PS, me organizimin kundrejt pagesës për qëllime politike të grevës,… selektimit mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko, dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit, edhe ato të benzinës, besoi se flakët që do të digjnin trupin e tij do të shëndrroheshin në vota për karrigen e Ramës.” Per hir te pushtetit, kete llaxore (Berishen) nuk e ndal as morti nga pergojimi i kundershtareve...

Dhe ironia e gjithë kësaj historie tejet, tejet të dhimbshme është se i ndjeri Bejko, deri në zgjedhjet e fundit, ato të 2011-ës, ka votuar vetëm për PD-në.

Ma tha me plot gojë, e duke më parë drejt e në sy, jo më larg se tri ditë para se të vetëfliohej…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ketij kryeministri kriminel dje i thurnin kenge te zone e lire nderkohe qe la te vdiste nje njeri pa u menduar dy here. Ai s&#39;eshte njeri, eshte vetem nje kafshe.</p>

Submitted by loni (not verified) on

<p>Une nuk e kuptoj cfare duan me shqiptaret, cfare presin, perse rrine duarlidhur, si nuk i ha mortja te gjitheve qe nga intelektualet e gazetaret de deri tek provinciali i fundit ne Bilisht apo Vermosh. Ne jemi turpi i botes, popull kot ne kuptimin e plote te fjales dhe shume mire te na e beje derri kriminel i Vucidolit. Popujt europiane per raste te vogla korrupsioni ngrihen dhe i vene flaken qeverive te tyre... nese nuk e mbani mend se cfare ndodhi ne Hungari nje vit me pare, po jua kujtoj : u ngriten hungarezet e i vune flaken Budapestit (kryeqytetit te tyre), vetem sepse kryeministri pranoi qe kishte genjyer ne fushate elektorale...Ne ky derr komunisti, ky bythlepiresi i enver hoxhes, ky hibrid mafioz-kriminel-qesharak ka qe nga 1992-shi qe po na rrjep te gjalle e na katandisi ne vendin me te ndyre te botes plot kriminele e plehra plot mjerim e krime, po na v ret e po na vjedh perdite dhe ne rrime e veshtrojme, inteligjence zeza rri si e dhjere e nuk leviz as bythen nga karrigja te pakten te thote te verteten qe sundohemi nga nje gjakatar vucidoli, qe shkeli e perdhosi jo vetem enderrat e te perndjekurve nga komunizmi por cdo enderr shqiptare per nje jete me te mire e liri; popujt e&nbsp; Europes do t&#39;a kishin varur me kohe kete taleban qe quhet sali berisha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.