Luan Rama: “S’ka ftohje me PD! Rama bën llogaritë e tij (pa LSI-në)”

Në një intervistë për Renato Kalemin te numri i sotëm i Revistës Klan, Luan Rama i është përgjigjur pyetjes nëse ka një “ftoheje” mes LSI e PD, ka konfirmuar me shumë përgjegjësi se “në parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar koalicioni nuk ka as lëkundje, as përplasje e as ftohje. Ne nuk jemi konsumatorë të qeverisjes, ne jemi kontributorë cilësorë e shumë seriozë ...”. Rama i ka quajtur “periferike” çështjet për të cilat “nuk jemi në unison me PD”.
Pyetjes se a ka premisa për një koalicion mes PS e LSI, kuptohet duke mos nënkuptuar asgjë. Ai thotë se qendrimin politik për koalicionet do ta vendosë Konventa Kombëtare, “e cila do të mblidhet posaçërisht për zgjedhjet, në vigjilje të tyre.” Sipas Ramës askush veç tyre “nuk e ka tagrin të shprehet apo të vendosë për këtë temë.” Megjithatë, pyetjes për zërat brenda PS që shprehen për një koalicion të mundshëm, Rama i përgjigjet: “unë nuk i kam dëgjuar këto zëra, ndërkohë që kam dëgjuar Kryetarin e PS-së të jetë shprehur se nuk ka nevojë për koalicion me LSI-në, se edhe në 2009-n dhe në 2011-n paska fituar pa LSI-në, ndërkohë që në 2007-n, kur qe në koalicion me LSI-në, paska humbur! Këto janë llogaritë e tij, për të cilat në fakt as jam i interesuar.”
k.c.
Add new comment