Arkiv-Lajme

WSJ: Të shtysh zgjedhjet?

Postuar në 01 Nëntor, 2012 03:49

Të përballesh me stuhi të fuqishme është gjithnjë një çështje serioze dhe kështu ndodhi edhe këtë javë me uraganin Sandy, i cili bëri një rrugë shkatërruese në veri-lindje. Por, nuk i ndaloi spekulimet e marra se zgjedhjet e së martës mbrëma mund ose duhet të shtyhen për shkak të motit, - shkruan "Wall Street Journal".

Ngjyra e lëkurës nuk duhet të jetë kriter për kontrollin e pasaportës... Ka policë që mendojnë se duhet

Postuar në 01 Nëntor, 2012 03:40

Në dhjetor 2010, një studenti atëherë 25 vjeçar të arkitekturës me pasaportë gjermane dhe me lëkurë të errët iu drejtuan dy policë gjermanë. Policët kërkuan të shohin pasaportën e të riut, por ai e ndieu veten të diskriminuar dhe nuk pranoi t'ua tregonte. Kjo mënyrë veprimi të kujton "metodat nacionalsocialiste", pati thënë veç kësaj studenti i zemëruar, pas kësaj një polic e paditi për fyerje.

Disa të urdhëruar e të blerë, disa naivë e të matufjepsur, - thotë Artan Lame për diplomatët e huaj në Tiranë

Postuar në 01 Nëntor, 2012 03:27

Tashmë greva e urisë e të uriturve të dikurshëm po harrohet. Lajmi i fundit që kemi prej saj, ishte kur gazetat shkruan për Bashkinë që nuk shkonte as të pastronte leckat e lëna pas nga grevistët, - shkruan Artan Lame në editorialin e tij në të përditshmen SHQIP, ku ndër të tjera bën një "kategorizim" të diplomatëve të huaj në Tiranë sipas qasjes së tyre ndaj Sali Berishës.

Ka mesazhe të kriptuara në protokollin e sotëm të znj.Klinton? (dhe një seri telefonatash të çuditshme nga Kuvendi)

Postuar në 31 Tetor, 2012 17:46

Në axhendën e sekretares amerikane e Shtetit, Hillari Klinton nuk është parashikuar konferencë shtypi me kryeministrin e Shqipërisë gjatë vizitës së sotme, ndryshe  nga ç’ndodhi përshembull në Kosovë. Në deklaratën paraprake të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, thuhet se Klinton do t'i japë mesazhet e veta politike për Tiranën vetëm me fjalimin e parashikuar të mbahet sot në Parlamentin e Shqipërisë.

Ai që qëlloi Dulen me vezë është pedagog dhe punonjës administrate. Nuk jam nga barkpangopurit e fushatave - thotë

Postuar në 31 Tetor, 2012 15:10

E përditshmja MAPO ka intervistuar një nga ata që kanë qëlluar me vezë makinat e delegacionit grek që shkonte për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke në territorin shqiptar. Thotë që ai ka karkuar t’i ruhet anonimati sepse punon në administratën shtetërore dhe është pedagog i jashtëm në një universitet privat. Është personi që qëlloi katër herë kundër makinës së kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, - editon MAPO. Vetë i intervistuari e prezanton veten dhe arsyet e veprimit të tij me fjalët:

Analisti çek: CEZ e ka të vështirë të dalë nga Shqipëria në mënyrë elegante. Por një “mënyrë” është (dhe u kushton shqiptarëve 60 milionë euro)

Postuar në 31 Tetor, 2012 14:51

 Agjensia e lajmeve Bloomberg ka cituar sot një anëtar të bordit të CEZ, Tomas Pleskac, të thotë që gjigandi europian i energjisë me bazë në Çeki po mendon të largohet nga Shqipëria. Pleskac e ka portretizuar Shqipërinë si një vend joserioz:

“Problemi në Shqipëri është se sa herë që ne arrijmë një marrëveshje me një autoritet shtetëror, një autoritet tjetër shtetëror shpall pretendime të tjera. Nuk ka një njeri të posaçëm me të cilin ne mund të bisedojmë” - janë fjalët e tij.

Klinton, e prerë në çështjen e kufijve. Në takimin me partitë mungon Vetëvendosja e Kurtit

Postuar në 31 Tetor, 2012 14:29

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe shefja e diplomacisë evropiane, Kathrin Ashton, thanë në Prishtinë se Bashkimi Evropian dhe SHBA-së, duan përmirësim të raporteve Kosovë-Serbi. Klinton ishte e prerë në çështjen e kufijve:

Pse jo dhe 1000 dele?

Postuar në 31 Tetor, 2012 14:05

Ka dy dimensione që përfshijnë secila nga një mënyrë të ndryshme si mund dhe si duhet festuar e përkujtuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Që të dyja dimensionet, të paktën këto dy ditët e fundit, po na shfaqen njëra përballë tjetrës, haptazi e në një mënyrë që duket sikur me njëra tjetrën i ndan jo thjesht një hendek nga ata që dhe mund të tejkalohen, por plot 100 vjet. Në gjykim, në mënyrën e të menduarit dhe në përpjekjet konkrete.

Para apo liri?

Postuar në 31 Tetor, 2012 11:12

Protagonistët e kësaj historie janë dy vende të largëta që në pamje të parë s’kanë asgjë të përbashkët. Nga një anë Spanja, i sëmuri më i rrezikshëm i Europës (pas Greqisë), ku papunësia arrin në 25% (rekord absolut në eurozonë). Nga ana tjetër Arabia Saudite: kombi i ulur mbi një minierë me ar të zi, por ku feja islame është në shumë aspekte ligj shteti.

Klinton nesër në Shqipëri... Në Tiranë po ngrihet (brenda natës së sotme) busti i Uillsonit

Postuar në 31 Tetor, 2012 10:10

E dini sheshin Uillson në Tiranë? Ndodhet në hyrje të ish-Bllokut, një rrethrrotullim shumë i rrahur nga makina dhe këmbësorë. Në mes të sheshit ndodhet një lulishte e vogël në formë rrethi. Sot ka qenë e pamundur të kaloje. Makina policie dhe kamionë me inerte kishin zënë gjysmën e sipërfaqes. Kurioziteti i banorëve dhe kalimtarëve u shua shpejt. Po ngrihet një...bust. “Dhe duhet të mbarojë patjetër sonte” – dëgjohet t’i thotë i stresuar një nga punëtorët, shitëses së gazetave në cep të sheshit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme