Disa të urdhëruar e të blerë, disa naivë e të matufjepsur, - thotë Artan Lame për diplomatët e huaj në Tiranë

Postuar në 01 Nëntor, 2012 03:27

Tashmë greva e urisë e të uriturve të dikurshëm po harrohet. Lajmi i fundit që kemi prej saj, ishte kur gazetat shkruan për Bashkinë që nuk shkonte as të pastronte leckat e lëna pas nga grevistët, - shkruan Artan Lame në editorialin e tij në të përditshmen SHQIP, ku ndër të tjera bën një "kategorizim" të diplomatëve të huaj në Tiranë sipas qasjes së tyre ndaj Sali Berishës.

Shkruan Lame: "Më pëlqen t’i ndaj diplomatët e huaj në dy kategori. Të parët janë ata që e dinë se kush është Saliu, por s’kanë ç’bëjnë, o marrin urdhër nga qendra e tyre ta lyejnë me bojë, o i ka blerë dhe i shkojnë pas avazit. Kategoria e dytë, është ajo e diplomatëve naivë a të matufepsur – sipas rastit – deri në atë pikë sa vërtet besojnë se Saliu mund të ndryshojë a mund të ndreqet. Ka edhe një kategori të tretë, që i përmbledh bashkë të dy kategoritë e para, por vetëm pasi mbarojnë misionin e ikin nga Shqipëria. Se, kur ikin nga Shqipëria, gati të gjithë diplomatët e huaj s’lënë gjë pa thënë për Berishën, por sa pará bën...Që të kthehemi tek ato dy kategoritë e para. Tani, pas grevës së urisë, të gjithë e panë se ç’u bën Saliu atyre që i zënë rrugën, se as që dëgjoi për asnjë prej thirrjeve edhe direkte që ju bënë për t’u ulur e folur me shtetasit e vet, se si e komandon gjykatën me celular dhe Presidentin vetëm me një të ngrysur të vetullave. Se deri ku mund të ulet, aq sa të çojë natën ca harbutë me uniformë policie për t’u hequr edhe ujin e ilaçet ca pleqve të drobitur.." A.N.

Lame i plotë:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245210

Comments

Submitted by diplomati (not verified) on

dikush t'i shpjegoje zotit Lame c'do te thote fjala diplomat, se me duket se nuk e ka te qarte.

Submitted by Anonim (not verified) on

Të flasim drejt, nuk është punë e diplomatëve të përzihen në çështjet e brëndshme të vendit ku caktohen. Ato pikë së pari duhet të mbrojnë interesat e vendit të tyre, pastaj të tjerat. Se të ishte ashtu do të duhej që ambasadorët e Amerikës e Evropës të ankohen në Kinë e Rusi për çdo abuzim të pushtetit me popullin por kjo nuk ndodh dhe besoj se  arsyet duken qartë kur flitet për Kinën e Rusinë.

Eshtë detyrë e jona si popull, intelektualë, politikanë, gazetarë të  këtij vendi që të mos lejojmë të qeverisemi nga një tiran matuf.

Shëndet z. Lame dhe mos i ngatërro përgjegjësitë.

Submitted by Dritan (not verified) on

Mo u lodhni kot. Analizen e mire genit te Shqiptareve ia kane bere Fishta, Konica, Noli...ata e dinin mire cfare populli kemi qene dhe jemi. Pertaca, hileqare, gjaktare, te percare, qe shkaterrojme te bukuren e plot te keqija te tjera.

Shqiptaret behen vetem po te vihen ne gjume dhe tu injektohet ne tru dhe gjak virusi i Humanizmit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.