Prokurori i Rrethit nuk ka të drejtë të përgjojë (për këtë papritur janë dakord të gjithë)

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, mazhoranca dhe opozita, për herë të parë, pas kaq ditësh tensioni, kanë gjetur konsensusin për të hequr të drejtën e Prokurorit të Rrethit për të përgjuar për çështje të ndryshme. “Shqetësimi u ngrit kur projektligji u kalua nga qeveria, pasi krijon institucione paralele përgjimi dhe lë shteg abuzimi” – raporton e përitshmja SHQIP, e cila e ka trajtuar prej ditësh këtë temë.
Ermonela Felaj e PS, dje në Komision: “Proceset teknike të përgjimit të komunikimeve për nevojat e hetimeve paraprake, sipas procedurave që përcakton neni 221-226 kryhen në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që pika e tretë propozon një gjë të kundërt. Nëse pika dy flet për centralizimin, pra që përgjimi të kryhet vetëm tek ajo zyrë, pika tjetër flet për decentralizimin, që të mos kryhet te kjo zyrë, po nga rrethet. Duke qenë se këto vijnë në kundërshtim, unë jam që të mos përfshihet kjo pikë”
Fatos Hoxha i PD, dje në Komision: “Eshtë këmbëngulur nga prokuroria në kërkesën e saj dhe mua më është dukur absurde kërkesa e tyre. Ky Kuvend e ka ngritur nivelin me ligjin aktual, te Prokurori i Përgjithshëm i cili varet direkt nga Kuvendi. Ata kërkojnë sot që këtë gjë që ne e kemi cilësuar te një njeri me përgjegjësi më të madhe, ta ulim dhe ta çojmë në nivele më të ulëta”. A.N.
Comments
Po nga ana teknike, si do
<p>Po nga ana teknike, si do kruhen kto pergjime? A keni ndonje informacion se nuk jepet shume detaje? Psh, si do mund te pergjojne Facebook-un apo e-mailin kur perdorin SSL?</p>
Add new comment