Ngjyra e lëkurës nuk duhet të jetë kriter për kontrollin e pasaportës... Ka policë që mendojnë se duhet

Në dhjetor 2010, një studenti atëherë 25 vjeçar të arkitekturës me pasaportë gjermane dhe me lëkurë të errët iu drejtuan dy policë gjermanë. Policët kërkuan të shohin pasaportën e të riut, por ai e ndieu veten të diskriminuar dhe nuk pranoi t'ua tregonte. Kjo mënyrë veprimi të kujton "metodat nacionalsocialiste", pati thënë veç kësaj studenti i zemëruar, pas kësaj një polic e paditi për fyerje. Gjatë procesit gjyqësor, i cili kaloi në disa instanca, njëri nga policët deklaroi fare hapur se ai e pati kontrolluar studentin edhe për shkak të ngjyrës së lëkurës - kjo sipas tij është praktikë e zakonshme. Pas kësaj, studenti paraqiti një aktpadi për diskriminim kundër policisë federale. Gjykata Administrative e Koblencit vendosi në mars 2012 se kontrolli kish qenë në rregull. Për të ndaluar emigrimin ilegal, policisë i lejohet të bëjë kontrolle sporadike edhe duke u nisur nga ngjyra e lëkurës. "Gjykata e Lartë Administrative në Gjermani këto ditë e hodhi poshtë këtë vendim dhe i dha të drejtë studentit në argumentimin e tij, - raporton faqja online e Deutsche Welle. Ngjyra e lëkurës nuk duhet të jetë kriteri vendosës për kontrollin e pasaportës.
Por një pjesë e policëve me sa duket e mendon ndryshe këtë punë. "Gjykatat përkujdesen në aspektin intelektual për drejtësinë, por nuk orientohen në praktikë" mendon kryetari i Sindikatës Gjermane të Policisë, Rainer Wendt, i cituar nga DW. Re.Pu.
Comments
Nuk e di me siguri per

Nuk e di me siguri per pasaporten gjermane, per te cilen dorezon fotografine perkatese, por ne dokumentet qe kane te bejne me ceshtjen e sigurise dhe kontrolleve ne SHBA, ne Kanada dhe Britani, eshte nje pyetje per ngjyren e lekures: FACE COMPLEXION

dhe pergjigja qe jepet eshte sipas rasteve FAIR, DARK, ose BROWN dhe natyrisht nepunesi e korrigjon bazuar tek keto emertime neutrale nqs ti ke shkruar

WHITE, BLACK etj.

Arturo, ti je çun i edukuar,

Arturo, ti je çun i edukuar, duhet ta kuptosh kush qendron me vertete pas ketij lajmi kundra "gjermanve raciste e nazi!!!"

Add new comment