Arkiv-Lajme

Luftën e fillova.. Pres ndihma.. Rroftë Mbreti (por mbreti kish' tërhequr që në 6 prill, 5.6 milion euro ar nga thesari)

Postuar në 30 Tetor, 2012 04:07

"...Ende nuk kishte zbardhur kur Zogu mori raportet e para nga rojet kufitare: "Saranda raporton: Flota Italiane hyri në portin e Sarandës dhe filloi shkarkimin në tokat tona. Kam në dispozicion vetëm një togë ushtarë të rojës së kufirit. Luftën e fillova. Kam për të bërë detyrën, për të vdekur për mbret e atdhe. Rroftë Shqipëria. Toger Taifur Dibra".

Le të gëzojmë jetën sa më shumë që mundemi, sepse së shpejti Europa do të jetë vetëm një kujtim?

Postuar në 30 Tetor, 2012 02:56

"Brez i humbur"? Politikanët e kanë trajtuar këtë term me shumë kujdes, deri ditën kur kryeministri italian, Mario Monti e theu komplotin e heshtjes. "Ju jeni një brez i humbur", -  u tha Monti bashkatdhetarëve të tij në moshë të re. "E vërteta, fatkeqësisht, nuk është e bukur, por merreni këtë si mesazh shprese - në kuptimin e transformimit dhe përmirësimit të sistemit dhe që mund t’u jepet të rinjve që do të vijnë pas disa viteve".

Kreshnik Spahiu: Zgjedhje të parakohshme, n.q.s. nuk kufizohen mandatet dhe n.q.s nuk ikën Berisha

Postuar në 30 Tetor, 2012 01:55

Të ngacmuar nga ndryshimi statutor që bëri së fundi LSI-ja, i cili i lejon Ilir Metës të mbetet kryetar i partisë për më shumë se dy mandate, kontaktuam Kreshnik Spahiun, kryetarin e Aleancës Kuqezi, e cila ka si shtyllë të programit të saj politik kufizimin e mandateve. Spahiu na deklaroi se partia e tij do t’u kërkojë partive me të cilat do të bashkëqeverisë që të kalojnë së bashku një ndryshim në ligjin për partitë, nëpërmjet të cilit do të kufizohet në të ardhmen në mënyrë taksative deri në 8 vjet ndejtja e dikujt në krye të një partie.

Mjeku Berisha, sipas Berishës

Postuar në 29 Tetor, 2012 15:38

Kjo foto e agjensisë LSA tregon kryeministrin e vendit Sali Berisha gjatë ceremonisë së 60-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, një ceremoni e organizuar sot në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Është fakulteti ku vetë Berisha është diplomuar në 1967. Në jetëshkrimin e tij në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, për këtë periudhë të jetës së tij, shkruhet:

Strategu i fushatës së Romney-t kuroi imazhin e Berishës në 2005 i rekomanduar nga Fazlliç, - shkruan revista amerikane

Postuar në 29 Tetor, 2012 15:20

Një shkrim i publikuar në revistën amerikane “The New Republic” thotë se kryestrategu i fushatës së kandidatit republikan, Mitt Romney, ndihmoi Sali Berishën të vinte në pushtet në vitin 2005. Artikulli bën edhe një historik të përmbledhur të historisë politike të Berishës duke e quajtur atë një “aparatçik i diktaturës staliniste”.

Vehbiu bën një krahasim mes islamistëve që sulmojmë Tinariwen dhe Enver Hoxhës

Postuar në 29 Tetor, 2012 14:22

“Unë dëgjoj shpesh muzikë afrikane, sidomos korën.. Sonte për ta vënë të luajë u bë shkas një artikull që lexova në The Guardian, sipas të cilit militantët islamistë po e ndalojnë muzikën në zonën veriore të Malit” – shkruan Ardian Vehbiu në blogun e tij Peizazhe të Fjalës.

Klinton vjen të diktojë temat e dialogut me Beogradin? Jo, - thotë ministri i Jashtëm, por sakaq ‘korrigjon’ veten

Postuar në 29 Tetor, 2012 13:26

“Mediat kanë raportuar se Sekretarja Clinton do t’u tregojë liderëve të Kosovës dhe Serbisë së çka do bisedohet në dialogun e ardhshëm...” – thotë Express në një intervistë me ministrin e jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj. Pyetja duket se e ka kapur pak gafil ministrin sepse brenda përgjigjes ai thotë edhe që “relacionet mes dy shteteve” janë çështje që “u takojnë Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, por vetëm një fjali më tej shton se “këto janë mesazhe që u takojnë miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë...”

Këmbëngulësit pro-Vlorë të festimeve të 100 vjetorit, ‘provincialë dhe primitivë’. E thotë... Berisha

Postuar në 29 Tetor, 2012 11:57

Kryeministri Sali Berisha është marrë (në mënyrën e tij) me ata që janë për vendosjen e Vlorës në qendër të festimeve të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Tha Berisha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:

Kritikat e OHDIR-it për zgjedhjet ukrainase, të ngjashme me ato për zgjedhjet shqiptare

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:28

 

JAVA gjen gjykatës shqiptarë që bëjnë turistin çdo fundjavë të vitit (dhe paguajnë gjithmonë Cash)

Postuar në 29 Tetor, 2012 08:21

Revista JAVA ka kryer një hetim empirik: ka kontaktuar në 4 agjensi ajrore në Tiranë dhe ka marrë në mënyrë informale një listë me 9 gjykatës të gjykatës së shkallës së parë në Tiranë. Ndër ta ka patur edhe të tillë që kanë udhëtuar jashtë shtetit me një frekuencë deri në tre herë në muaj.

Shkruan Lorenc Vangjeli në artikullin me titull “Kontroll në xhepat e gjykatësve” në faqen 22 të botimit print të JAVA-s:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme