Kreshnik Spahiu: Zgjedhje të parakohshme, n.q.s. nuk kufizohen mandatet dhe n.q.s nuk ikën Berisha

Të ngacmuar nga ndryshimi statutor që bëri së fundi LSI-ja, i cili i lejon Ilir Metës të mbetet kryetar i partisë për më shumë se dy mandate, kontaktuam Kreshnik Spahiun, kryetarin e Aleancës Kuqezi, e cila ka si shtyllë të programit të saj politik kufizimin e mandateve. Spahiu na deklaroi se partia e tij do t’u kërkojë partive me të cilat do të bashkëqeverisë që të kalojnë së bashku një ndryshim në ligjin për partitë, nëpërmjet të cilit do të kufizohet në të ardhmen në mënyrë taksative deri në 8 vjet ndejtja e dikujt në krye të një partie.
Po në qoftë se partitë bashkëqeverisëse nuk pranojnë ta votojnë këtë ndryshim, e pyetëm Spahiun, çfarë do të bëjë Aleanca Kuqezi? Dhe ai u përgjigj se partia e tij do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, deri sa të krijohet një mazhorancë e tillë që do të kalojë ndryshimin ligjor për kufizimin e mandateve të kryetarve të partive.
Kusht tjetër politik i panegociueshëm i AK-së? Rotacioni i pushtetit! Po tjetër? Paraqitja në Kuvend nga mazhoranca e re qeverisëse e një amendamenti kushtetues që do të kufizojë deri në 8 vjet mandatet e zyrtarëve të zgjedhur, duke filluar nga kryeministri e deri poshtë te kryetarët e komunave.
E.Zaloshnja
Comments
Po mire dmth eshte e sigurte

Po mire dmth eshte e sigurte qe Aleanca faqezi do jete ne qeverisje pas zgjedhjeve te ardhshme ? Dhe tani Niku po ben plane si mund ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme. Hajde parodi faqezinjsh e maskarenjsh ky artikull.

Akoma merreni me kete

Akoma merreni me kete injorant si Haxhi Qamili?

Mandati i Kryetarit te partise eshte ceshtje e partive vete. Nuk mund te perdoresh Kushtetuten per ti hequr robit te drejten Kushtetuese te verpimtarise politike! Ose ka Kushtetute qe ka ne qender lirine individuale ose ke Kushtetute qe te kufizon lirine individuale. te dyja nuk shkojne! Pyetjet qe i bejne gazetaret ketij sharlatani qe se ka haberin e demokracise jane te gabuara. Nje pyetje mund te ishte: Sa kohe ka qene helmut Kohl, Mideran e Papandrete ne pushtet "absolut"?

Politika nuk eshte denim gjykate me burg. Bere 8 vjet dhe te nxjerrin jashte. Jetegjatesine e percakton zgjedhesi me vote. Merita, vullneti dhe Interesi jane percaktuesit e jete-gajtesise se liderve.

Boll na serviret lloj lloj injoranti neper media! Njeri samarit e tjetri patkoit!???

Edi Rama shkon e del me gomare ne foto sa te Greva e urise e sa ne katund duke bere premtime elektorale "mos paguani asgje dhe per asgje"....(!)

Pandeli Majko kerkon bust per shpikesin e gjakmarrjes ne nje kohe qe gjakmarrja po ha qindra jete ne vit. Merreni me mend se sa moral ka nje vendim gjykate pastaj te denoje per vrasje kur Shteti i ngre bust nderi gjakmarrjes (!) Referimi i vrastareve ndaj bustit "shteteror" kundrejt te drejtes se vepres nuk i ben pershtypje Majkos karagjoz.

Boll o gazetare leshi boll se e budallepset fare ket popull ashtu-keshtu te budallepsur nder shekuj!

Cili nga politikanet tane te

Cili nga politikanet tane te duket si Helmut Kohl? Mos me thuaj qe eshte Ilir Meta...

Ku mer vesh ti Bardo.

Ku mer vesh ti Bardo. "Bukuria" (n'ket rast integriteti dhe profesionalizmi) eshte ne syte e atij qe e sheh.

Pastaj shikoje pak situaten nga perspektiva e militantit, cfar kuptimi ka jeta e tij nese idhulli i tij shpirteror nuk do jete i pranishem per tu adhuruar deri ne vdekje?!

Ca njerez jane te lindur per

Ca njerez jane te lindur per tu zvarritur si vemje, te shtypen e te peshtyhen, te poshterohen e te injorohen, ndryshe nuk jetojne dot. Prandaj s'ka asgje per tu çuditur ne kete debat, kur dalin ca qe riciklimin te te njejtave fytyra ne politike e quajne demokraci. Jane vetefshikullues profesioniste, mezi presin t'i sodomizoje shefi e t'u jape ndonje rroge 30 mije lekeshe ne administrate ne kembim te poshterimit qe u behet. Ajer! Ajer!-se na u zu fryma nga kjo ere e keqe!

Bie vjehrra ne gremine me

Bie vjehrra ne gremine me makinen tende , dhe te pyesin " per ke u pikellove me shume ? "...Spahiu pergjigjet...

Respublica e ka zgjidhur mire
Respublica e ka zgjidhur mire problemin e humorit ne faqen e saj me deklaratat e Spahiut. Gjetje e zgjuar.
Eshte nje nga idete e pakta

Eshte nje nga idete e pakta po shuuuuuuuuuuuuuume te sakta te Spahiut. Mandati i politikanit duhet kufizuar ne kohe. Eshte absurde qe aktoret kryesore te politikes shqiptare sot jane ne pjese te madhe ata qe u morren me te qe ne fillimet e viteve 90, perfshi dhe Ramen vete.

Per komentuesin "Stop Injorances", besoj qe kushtetuta amerikane dhe limiti i saj dy mandator per presidentin eshte shembull i mjaftueshem se kjo behet ne demokracite e suksesshme te botes.

Arsyeja pse eshte me e nderlikuar per tu shpjeguar, por thelbi eshte gjithmone se perqendrimi i pushtetit eshte i rrezikshem. Duke ndejtur per nje periudhe te gjate ne karrige politike, politikani tenton te limitoje mundesite dhe hapesirat e te tjereve. Fakti qe ne votojme prej sa e sa vitesh te njejtit politikan qe i shajme tregon se kriteri i te qenit te votuar nuk eshte i mjaftueshem. Sisteme politike si ai shqiptar kane prodhuar bllokime te vazhdueshme per ndrrimin e elitave duke mos u lene hapesire zerave te rinj.

E per aq kohe sa nuk kemi Helmut Kohl-a ne politike, sic thote Bradi, atehere vendosja e ketyre ligjeve behet akoma me e drejte.

Spahiu flet sikur do vije ne

Spahiu flet sikur do vije ne pushtet neser dhe nuk jep mendime objektive, por shpreh deshirat e tij te parealizueshme. Te arrije njehere nje kuote votash pastaj te flase per kushte koalicioni.

Kushtetuta amerikane nuk ka
Kushtetuta amerikane nuk ka asnje lloj limiti per 2 mandate o Albi. Eshte thjesht si zakon i perhapur, tip kod etike. F.D.Roosvelt vendosi te zgjidhej 4 here rresht dhe ja doli.
Aman mos flisni kodra mbas bregut si Kreshnik Spahiu.
Te kepusesh keshtu lloj hajvanlleqesh cdo dite dhe te vazhdosh te jesh objekt ne media, kjo po, eshte kuriozitet.
Nejse ketu behet objekt he Lek Plepi :p
o Renis, se paske dhe nje

o Renis, se paske dhe nje emer qe rimon me nje fjale tjeter, duket qe nuk e njeh fare kushtetuten amerikane. traditen e kufizimit deri ne dy mandate e filloi xhorxh ushingtoni qe u vete-terhoq, megjithese e kishte super te sigurt fitoren e nje mandati te trete. kete tradite e prishi F.D. Rusvelti, qe u zgjodh 4 here rrjesht. dhe pastaj u kalua amendamenti kushtetues qe eshte ende ne fuqi dho do te jete ne fuqi sa ti te jesh gjalle qe i kufizon mandatet presidenciale ne 2. edhe kushtetutat e shteteve te ndryshme te SHBA e kane kufizimin e 2 mandateve per guvernatoret. po sic duket ty o renis, ta ka mesuar historine amerikane kar-diologjisti berisha....

Add new comment