Arkiv-Lajme
Greqi: Arrestohet gazetari që publikoi listën e grekëve me llogari të fshehta bankare në Zvicër
Kostas Vaksevanis, gazetar investigativ grek, ka publikuar sonte në twitter një shënim, ku thuhet se jashtë shtëpisë së tij shiheshin nja 15-20 policë. Më pas u mor vesh se ai ish ndaluar mbi bazën e një urdhër arresti. Shkaku? Ka dhunuar privacy-në e 2059 njerëzve të rëndësishëm të Greqisë së këtyre kohëve. Në terma më konkretë, tek këta të fundit bëjnë pjesë ish ministra, këshilltarë politikanësh, deri dhe këshilltari i kryeministrit të sotëm Samaras, gazetarë, sipërmarrës, intelektualë publikë, etj.
Greqia mbron pasanikët që kanë bërë evazion fiskal, arreston gazetarin që zbuloi emrat e shkelësve
Sistemet e dështuara e hedhin fajin tek ata që zbulojnë të vërtetën. Ky është rasti i gazetarit investigativ grek Costas Vaxevanis, i cili është arrestuar këtë të dielë, pasi revista e tij, “Hot Doc” publikoi të shtunën një listë me më shumë se dy mijë emra, mes të cilëve zyrtarë të lartë dhe biznesmenë, që kanë llogari në bankat zvicerane. Emrat në fjalë janë të përfshirë në atë që quhet “Lista e Lagarde”, me grekë që akuzohen për evazion fiskal, njofton Vizion Plus.
Majko: Kryeministri do i trajtojë zgjedhjet me të njëjtën frymë që trajtoi grevën e urisë
Pandeli Majko, në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë” i ka bërë thirrje qeverisë që të zbatojë vendimet e gjykatave për qarkun e Fierit. Deputeti socialit parashikon një fushatë të egër zgjedhore, sidomos me futjen në lojën politike të dy partive të orientuara djathtas, AK dhe FRD.
Demistifikimi i figurave të Gjermanisë: Rommel, ka qenë një legjendë apo një egoist i vogël?
A ka qenë gjenerali gjerman i Luftës së Dytë Botërore, Erwin Rommel, me të vërtetë komandanti legjendar që përshkruhet? Truri i "Desert Fox" e që mendohet të ketë komplotuar kundër Hitlerit a e meriton vlerësimin e historisë për gjeninë e tij? Apo ishte ai një nazist thellësisht i bindur dhe një antisemit egoist i nxitur nga dëshira për famë?
Historia pak e njohur: vjedhjet, mbulimi i paudhësive dhe mosndëshkimi kanë qenë të shumta në historinë e Bankës së Shqipërisë.
Gjergj Erebara sjell sot një “histori alternative” siç e quan ai të Bankës së Shqipërisë. Botuar te Shqip, kjo histori na sjell një pamje që pak e njohim e që Erebara vëzhgon se nuk ze vend as në faqen (e varfër) të sajtit të Bankës në Internet. Vëzhgimi i gazetarit është se kjo Bankë ka marrë dhe vendime që për shumë shqiptarë kanë shkaktuar tragjedi. Ajo që të bie në sy është që vjedhjet, mbulimi i paudhësive dhe mos ndëshkimi kanë qenë të shumta në historinë e Bankës së Shqipërisë.
Bizhga: Zhurmimi i celularëve? “Propagandë e Saliut... për valët e celularëve të deputetëve të PS që nuk mundi t’i përgjonte nja 2 orë”
Gazmir Bizhga, deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në një intervistë për Shqiptarja.com i ka thënë gazetares Artemisa Hoxha se debati për bllokimin e telefonave celularë në Asamblenë e PS-së është “fund e krye një zhurmë false që i shërbeu mjaft mirë Saliut dhe shkon në favor të tij”
Vetëvendosja në kufi bashkë me AK për të ndalur autobusët nacionalistë grekë
Vetëvendosja i bashkohet AK në bllokimin e autobusëve të nacionalistëve grekë.
Një nga liderët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka udhëhequr një grup aktivistësh për të bllokuar hyrjen e nacionalistëve grekë në tokën shqiptare për të festuar një festë greke. Kjo lëvizje i jep një dimension mbarëkombëtar Vetëvendosjes.
Bashkë me ta dhe të rinj të PDIU-së, sipas burimeve nga terreni.
Sipas njoftimeve paraprake nga Top Chanel, mësohet se forca të shumta policie kanë ndaluar aktivistët e Aleancës Kuqezi që t’i afrohen varrezave ku pala greke zhvillon homazhet.
Trekëndëshi i lidhjeve sekrete: Zogu-Tito- dhe komunistët e Tiranës Myslym Peza e Haxhi Lleshi!
Auron Tare publikon tek Panorama e sotme disa dokumente sekretë të CIA-s, tashmë të deklasifikuara, ku thuhet shprehimisht se Tito kishte lidhje në Tiranë me Haxhi Lleshin e Myslym Pezën. Ka qenë vetë Zogu që ka komunikuar më 1952 me amerikanët e CIA-s paralelisht dhe me Titon, me të cilin ish-Mbreti po vendoste lidhje të fshehta. Kontaktet e Zogut me Titon i mbikëqyrte UDB-ja dhe gjenerali famëkeq Rankoviç, siç del nga këto dokumente.
A mos ka plane Britania të dalë nga BE?
Me një titull të ngjashëm një editorial në New York Times ngre shqetësimin se diçka e tillë mund të jetë në planet e kryeministrit Cameron. Shenjat jnaë të vogla, thuajse të padukshme, por shqetësuese.
Kur Bashkimi Evropian fitoi papritur Çmimin Nobel për Paqe këtë muaj, udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë folën me krenari. Në të kundërt, kryeministri britanik, David Cameron, mbajti një heshtje të çuditshme.
Gjergj Ndreca pret Hillary Clintonin për vizitë në spital
Gjergj Ndreca pret Hillary Clinton-in ta vizitojë në spital, ku ai qendron ende duke u kuruar nga plagët. Letrën që i ka shkruar e saj e mbn te koka e krevatit. Fatjona Mejdini, në një reportazh për Shqip, rrëfen se dhoma e Ndrecës në spital është e tejmbushur me njerëz. “Unë pres që Hillary të vijë të më vizitojë këtu në spital,” thotë Ndreca. “Do t’ua kërkoj përfaqësuesve të ambasadës amerikane që t’ia kërkojnë një gjë të tillë. Mendoj se ajo është një njeri i thjeshtë e i madh, e që nuk mund të qendrojë indiferente ndaj padrejtësive që na bëhen këtu.