A mos ka plane Britania të dalë nga BE?

Postuar në 28 Tetor, 2012 04:32

 

Me një titull të ngjashëm një editorial në New York Times ngre shqetësimin se diçka e tillë mund të jetë në planet e kryeministrit Cameron. Shenjat jnaë të vogla, thuajse të padukshme, por shqetësuese.

Kur Bashkimi Evropian fitoi papritur Çmimin Nobel për Paqe këtë muaj, udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë folën me krenari. Në të kundërt, kryeministri britanik, David Cameron, mbajti një heshtje të çuditshme.

Pak kohë më parë, qeveria britanike tha se donte të kishte një mundësi daljeje nga plani për të administruar 133 zona nga një polici e Bashkimit Evropian dhe nga bashkëpunimi gjyqësor për të cilat ajo kishte rënë dakord më herët.

Z. Cameron mbështeti një plan për një buxhet të ri për vendet që përdorin euron (që Britania nuk e përdor), diçka që do ta pozicionojë kombin e tij fort në rrethinën e jashtme të Evropës. Kryeministri ka lënë të nënkuptohet se ai mund të mbajë një referendum për marrëdhëniet e Britanisë me BE, dhe një gazetë raportoi së fundmi se një ministër i lartë i kabinetit do të donte që Britania të kërcënojë hapur për të lënë bllokun 27-vendesh. Nuk pati asnjë mohimi zyrtar të këtij raporti.

Të gjitha këto kanë ngjallur shqetësime se Britania është e vendosur në planet e saj për atë që ekspertët politikë dhe financiarë e kanë quajtur "Brixit", një variant i "Grexit" – shkurtimi i frazës për një dalje të mundshme të Greqisë nga zona e euros. Ajo çfarë Cameron duhet të luftojë, është që të bindë britanikët.

Në korrik të këtij viti, një sondazh i YouGov sugjeroi se, në qoftë se zoti Cameron rinegocion marrëdhëniet dhe kërkon një "po" nga shtetasit e tij, 42 për qind e votuesve do të votonin për të qëndruar dhe 34 për qind për largimin.

Ne.Su.

Marrë nga New York Times

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.