Arkiv-Lajme

'A është vërtetë aq e rëndësishme 'rritja ekonomike' - pyet deputeti i PD: 'Po vlerat morale?'

Postuar në 26 Tetor, 2012 15:34

"Shqetësimi më i madh i intelektualit të njohur të PD-së është i thjeshtë: Ju lutem mos luani me tituj bombastikë. Në fakt në intervistë shikohet kujdesi për të mos e vënë gishtin në plagën e koalicionit qeverisës dhe shmangia e toneve të egra. Por nga ana tjetër, ai analizon me kujdes por makro të gjithë problematikën shqiptare" - shkruan gazetari Ben Andoni në hyrjen e një interviste të gjatë me deputetin e PD Selami Xhepa botuar në të përjavshmen JAVA.

Një nga pyetjet e Andonit është:  "Si e konfiguroni mendimin tuaj me pak fjalë për shtetin shqiptar në këto 100 vjet?".

Bye Bye Berluskoni

Postuar në 26 Tetor, 2012 14:53

Pas dhjetë vitesh hetime dhe gjashtë vite proces, gjykata e shkallës së parë në Milano, dënoi sot Sivlio Berluskonin me 4 vite burg dhe 10 milionë euro garanci në favor të Drejtorisë Tatimore. Akuza është e rëndë dhe sipas gjyqtarëve milanezë është e besueshme.

Hollanda: Shqipëria nuk është gati për statusin e vendit kandidat për në BE

Postuar në 26 Tetor, 2012 14:10

Gazeta hollandeze De Telegraaf raporton se Këshilli i Ministrave të Hollandës ka arritur në përfundimin se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm progres për ta merituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Seriozitetin e “shkrirjes së akujve me Serbinë” e vërteton...

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:58

Nga Shkupi vijnë lajme të zymta: vetëm pak ditë pasi u fol për hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, me vizitën e ministrit të Jashtë serb në Tiranë, Ivan Mrkic, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, si të donte të provokonte të kundërtën, deklaron marrjen pjesë në përkujtimin e ngjarjes ku nisi spastrimi etnik i shqiptarëve.

Heqja e imuniteteve? Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit po 'teston' Prokurorinë...

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:13

Sot është dita e parë që heqja imuniteteve hyn në fuqi, dhe parlamentarët mund të ndiqen. Në Fletoren Zyrtare ky ndryshim i Kushtetutës është botuar më 11 tetor dhe nga data 26 tetor 2012 ka hyrë në fuqi. Me këtë rast, shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit, 'Gërdec' nëpërmjet një letre drejtuar kryeprokurores Ina Rama kërkon vënien e të gjithë personave që dyshohen si përgjegjës përpara drejtësisë, jo vetëm ata 29 të pandehur që priten të gjykohen në Gjykatën e Apelit, por edhe të Fatmir Mediut që ndaj tij ende nuk është zhvilluar asnjë seancë. 

Gazetaria e devijuar nga synimi i saj është shantazh - thotë Ombudsmani francez. Në ABC News

Postuar në 26 Tetor, 2012 09:17

Dominique Baudis është Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ombudsmanëve Frankofonë. Ndodhet në Tiranë këto ditë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Ombudsmanëve dhe Mediatorëve të Frankofonisë, organizuar nga Avokati i Popullit i Shqipërisë. Z.Baudis i diplomuar për studime politike ka qenë deputet, kryebashkiak i Tuluzës dhe anëtar i Parlamentit Europian. Ka një karrierë të mëparshme edhe në media, si gazetar, president i "Le Figaro" dhe president i Këshillit Vizual Francez. Postin e Mbrojtësit të të Drejtave (Ombudsmanit) në Francë e mban prej 2011-s.

Basha e ka me qejf një mandat të dytë. Dhe ndihet "anëtar krenar i PD"

Postuar në 26 Tetor, 2012 08:01

L.Basha: Dhe ju siguroj, se nëse unë do të garoj herën tjetër, unë do të garoj për kryetar të Tiranës dhe nuk do të kem një axhendë të dytë.
J. Bugajski: Kur thoni ‘axhendë e dytë’, çfarë keni ndërmend?
L.Basha: Mandat të dytë!
J. Bugajski: Kuptoj! Thatë ‘një axhendë e dytë’!
L.Basha: Dua të them se qyteti i Tiranës dhe asnjë qytet nuk mund të përballojë që të ketë një kryebashkiak me kohë të pjesshme..

Familja e udhëheqësit kinez, 2,7 miliardë dollarë? Kina bllokon faqen online të New York Times

Postuar në 26 Tetor, 2012 06:35

Aksesi në “New York Times” u bllokua ne Kinë ditën e premte, pasi e përditshmja amerikane publikoi një hetim mbi pasurinë e madhe të grumbulluar nga të afërm të kryeministrit Wen Jiabao. E përditshmja deklaroi se fillimisht një sulm hakerash bllokoi hyrjen në seksionin e gazetës në gjuhën kineze, përpara se aksesi i saj në vendin më të populluar të botës të bllokohej plotësisht. Referencat mbi artikullin u bllokuan edhe në faqet e tjera që përcjellin lajmin duke iu referuar “New York Times”-it.

Çfarë mund të thuhet për 21 janarin?

Postuar në 26 Tetor, 2012 04:18

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” dënoi sic është thënë “përdorimin e tepruar të forcës” nga policia e Kosovës në protestën e së hënës të lëvizjes Vetëvendosje, kundër takimit të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

'Dallëndyshja' rikthehet në shtëpi

Postuar në 26 Tetor, 2012 04:07

Kjo foto është bërë në bregun e detit Adriatik, në Shën Pjetër të Gjirit të Lalzit. "Rikthimi në shtepinë e saj" - e kanë quajtur organizatorët. Bëhet fjalë për një breshkë të rrallë detare të llojit Chelonia mydas.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme