'Dallëndyshja' rikthehet në shtëpi

Kjo foto është bërë në bregun e detit Adriatik, në Shën Pjetër të Gjirit të Lalzit. "Rikthimi në shtepinë e saj" - e kanë quajtur organizatorët. Bëhet fjalë për një breshkë të rrallë detare të llojit Chelonia mydas.
Kjo breshkë detare ishte kapur aksidentalisht nga rrjetat e peshkatarëve në Kepin e Rodonit. Duke parë karakteristikat e lëvizjes së kesaj breshke, peshkatarët e kishin pagëzuar me emrin “Dallëndyshe”. Ata ia dorëzuan një biologu, Idriz Haxhiu. Prof. Dr.Haxhiu i ndihmuar nga disa donatorë thotë që dëshiron të startojë idenë e rigjallërimit të sa më shumë lloje gjallesash natyrore në një ambient që shkatërrohet e ndotet përditë nga dora e njeriut në Shqipëri. Foto dhe njoftimi janë shpërndarë via mail nga ministria e mjedisit dhe shkolla e lartë private Vitrina.
Citohet profesor Haxhiu: “Mbrojtja e breshkave detare ka një kuptim shumë të gjerë, sepse nuk ka të bejë vetëm me mbrojtjen e tyre, por është e lidhur me shumë probleme të tjera të ekologjisë detare. Fatkeqësi e zonës në fjalë, keto vitet e fundit kanë qenë ndotjet nepermjet lumenjve dhe mbi të gjitha përdorimi i dinamitit. Dinamiti vepron njëlloj sikur të hedhësh një bombë në "maternitetin e detit", ku vriten edhe nenat dhe fëmijët e porsalindur, shërbyesit shëndetësor, si dhe shkatërrohet ndërtesa. Ndotja dhe përdorimi i dinamitit janë katastrofa ekologjike”. (A.N.)
Comments
I thoni ketij zoterise se ka
<p>I thoni ketij zoterise se ka haruar te veshe xhaketen. Vetem ne shqiperi mund te ndodhin keto vanitete.</p>
Add new comment