Arkiv-Lajme
Ky në foto është deputet!
Përshëndetje, bashkëlidhur i keni 3 fotografi të cilat tregojnë se deputeti Liburn Aliu nuk është rrëzuar nga shtyrjet e ndërsjella nga protestuesit, ashtu siç pretendon policia, por është lënduar nga policia. Ju lusim që t’i publikoni. Gjitha të mirat - Lëvizja VETËVENDOSJE! Sekretariati për Media dhe Komunikim.
Ky është një nga dhjetëra tekstet e emaileve që vijnë thuajse papushim në adresat e redaksive të Tiranës nga lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë. Një nga tri fotot e emailit të sipërcituar, shoqëron këtë shënim.
Optimizëm i verbër - thotë Stefani për Kukan. Dhe i kujton ç'pësuan hrushovianët e '60-s
Reforma parlamentare, reforma në gjyqësor dhe reforma në administratën publike, janë tri kushtet që duhet të plotësohen deri në nëntor të këtij viti nga Shqipëria. Çfarë do të ndodhë me statusin kandidat nëse këto tri kushte nuk plotësohen ose plotësohen vetëm pjesërisht? Kjo ishte pyetja që iu bë europarlamentarit Eduard Kukan nga një pjesëmarrëse, gjatë një takimi me temë “Shqiptarët në Europë”. Kukan u përgjigj: “Po të isha në vendin tuaj nuk do ta kisha bërë një pyetje të tillë.
A mundet kryeministri apo ministri ynë i jashtëm të vizitojë shqiptarët e Prespës në mënyrë private?
Vizita e Mrkiçit është shpallur si dyditore, dhe ndërkohë ka vetëm dy takime të shpallura si zyrtare. A mos vallë ka kaq shumë kohë të lirë kryediplomati serb të rrijë në Tiranë? Jo, sepse nëse do të lexosh shtypin serb.. shikohet se ka dhe një takim tjetër, atë të djeshmin me përfaqësuesit e pakicës serbe në Shqipëri. Është pikërisht ky moment që ngjan se përfaqëson një qëllim tjetër kryesor të kësaj vizite, - shkruan Mentor Nazarko në një analizë botuar sot në të përditshmen "Panorama" lidhurme vizitën e ministrit të jashtëm serb në Tiranë.
Topalli (Topalli?) marshon kundër dhunës
Në këtë foto të agjensisë LSA shihet kryetarja e Kuvendit Topalli gjate nje marshimi sot pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit". Më poshtë, një pjesë nga njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë:
'Doing Business' në Shqipëri, sipas BB
Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor "Doing Business" për vitin 2012. Raporti në fjalë klasifikon vendet sipas 10 treguesve ku përfshihet shpejtësia e regjistrimit të një biznesi, pagesa e taksave, regjistrimi i pronës, tregëtia ndërkufitare si dhe zbatimi i kontratave.
VOA News raporton se Shqipëria ka humbur dy vende në klasifikimin e përgjithshëm të këtij raporti, krahasuar me vitin e kaluar. Banka Botërore e radhit Shqipërinë në vendin e 85 nga 185 vendet e përfshira në klasifikim.
Shih çfarë ndodh... pas murit
Studiuesit e Universitetit Teknik të Ilmenaut kanë ndërtuar një mur me tulla. Para tij ka një stativ. Mbi stativ ka tri hinka metalike me madhësinë e dorës. Ato janë vendosur në një vijë horizontale me rreth njëzet centimetra distancë nga njëra-tjetra. Hapjet e hinkave janë drejtuar ndaj murit - ato janë antenat e një radari me spektër të gjerë. Studiuesi Rudolf Zetik është në gjendje që me anë të kësaj pajisje të shikojë përmes murit.
Ku fle përgjegjësia për shitjen e pronave të ushtrisë?
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijon prej disa ditësh denoncimin e privatizimeve të pronave të ushtrisë. Balla deklaroi se ushtria shqiptare në këto tre vitet e fundit është zhveshur nga pronat e paluajtshme dhe shumë toka në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes janë shitur.
Sipas tij, pronat janë dhënë me një çmim shumë larg vlerës së tyre reale dhe se ato mund të krijonin të ardhura edhe për dëmshpërblimet e ish-pronarëve. Ai premtoi se me ardhjen në pushtet, PS do të bëjë transparencë lidhur mbi këto privatizime.
Ndërsa Thaçi e Berisha i bëjnë fresk Beogradit, shefi i zyrës për Kosovën kërkon "kthimin e 300 mijë serbëve të dëbuar"
Ndërsa policia kosovare përleshet me deputetë e aktivistë të VV që kërkojnë barazi në negociata me Serbinë, e ndërkohë që kryeministri shqiptar takon ministrin Ivan Mrkiç, shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin, ka kërkuar sot nga komuniteti ndërkombëtar... të ndihmojë në kthimin e “më shumë se 300 mijë serbëve të përndjekur” nga Kosova. Mjetet serbe të informimit njoftojnë se Vulin gjendet në New York dhe atje është takuar me zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Jan Eliasson.
Dera e Ramiz Alisë..
Fill pas mbylljes së grevës së urisë së të burgosurve politikë, zëdhënësja e PD-së lexoi një deklaratë për shtyp ku ndër të tjera flitej edhe për FRD-në e Topit. Sot kjo e fundit iu kundërpërgjigj PD-së me një deklaratë të saj, në të cilën thuhet:
SMS-ja e Berishës sipas Majkos. Dhe Mustafa Gjinishi sipas Berishës (dhe Fevziut)
Deputeti socialist Pandeli Majko ka përmendur gjatë një bisede në emisionin “Opinion” në televizionin KLAN edhe disa mesazhe telefonike të shkëmbyera mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha. Tha Majko:
“Më çoi mua mesazh, siç e ka zakon ai. Më tha që je në rolin e Mustafa Gjinishit. Se ai me këto kunja merret. Dhe unë i ktheva një përgjigje që i thashë se Mustafa Gjinishi ishte viktimë e pasionit të vet, mik i britanikëve dhe në qoftë se unë e marr shembull Doktorin ndonjëherë, është thjesht për mbijetesën politike dhe thjesht vetëm për këtë”.