Ne serbët e kemi provuar genocidin, - thotë Mrkic në Tiranë. Shtypi në Beograd flet për 'nacionalistët e Shqipërisë'

"Ne serbët e kemi provuar genocidin dhe e mbajmë mend gjatë këtë. Ne kemi interpretime të ndryshme për historinë prandaj duhet sa më pak t'i referohemi kësaj periudhe. T'ia lënë historianëve dhe njerëzve të shkencës këtë çështje. Ne si politikanë duhet të përpiqemi që të vëmë në pah çdo gjë që na bashkon”.
Deklaratën e mësipërme ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkiç e dha në një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti, kur u pyet se kur Serbia do të kërkojë falje për genocidin ndaj shqiptarëve, - raporton televizioni TCH.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë ndodhet prej dje në Tiranë. Shtypi i Tiranës i ka dhënë hapësirë kësaj vizite duke folur për "sekrete" dhe "ilegalitet" nisur me sa duket nga mungesa e një axhende publike të kryediplomatit të Beogradit. Titulli i madh i faqes së parë të së përditshmes "Panorama" ishte: "Ministri serb, takime ilegale me minoritetin". E përditshmja SHQIP, artikullin e vet për këtë vizitë e titullonte: "Mbahen sekret bisedimet me ministrin serb".
Vizita ka zgjuar interes edhe tek mediat serbe. Shtypi i Beogradit e ka cilësuar këtë vizitë si të rëndësishme dhe të parën prej tetë vjetësh të një ministri të Jashtëm në Tiranë: 'Dhjetëra nacionalistë shqiptarë kanë protestuar në mënyrë të qetë kundër vizitës së ministrit të Jashtëm Mrkiç në Tiranë”, citohet shtypi i atjeshëm në një kronikë të TCH, duke patur me sa duket në qendër të raportimit protestat e Aleancës Kuqezi të Spahiut. - A.N.
Në foto: Të burgosur boshnjakë dhe kroatë në kampin e Trnopoljes në Bosnje, 23 gusht 1992. (CORBIS)
Comments
vjen ministri serb ne tirane

vjen ministri serb ne tirane dhe takimin e pare e ben me nje grusht malazezesh qe jetojne ne shqiperi.

po kur vene keta merhumet tane ne beograd ,cfare bejne pervecse te raportojne per fitimet e sipermarrjeve serbe ne shqiperi!!!

Gjen shesh e ben pershesh.

Gjen shesh e ben pershesh. Vjen pjella e kasapit te Ballkanit dhe si te ishte ne shtepine e vet, shkon e takon te ashtuquajturin minoritet serb(4 mace te zgjebosura sllave qe as vete s'dine se ç'origjine kane), pastaj jo vetem qe s'pranon genocidin ndaj shqiptareve te Kosoves, por hidhet ne kundersulm duke na dale viktime e nje genocidi imagjinar! Fara e ndyre ketu nuk eshte serbi por spiuni serb ne fronin e qeverise se votave te vjedhura, qe u ka gjetur kokat shqiptareve dhe ua paraqit edhe tradhetine si patriotizem! Mjere ai komb per injorancen qe i ka mbire ne prag; nje dite do t'i shesin jo detin por edhe token, grate, motrat e bijat dhe perseri me duartrokitje dhe dy gishtat lart do te shperblehen!

E prandaj pëllet gjithë ditën

E prandaj pëllet gjithë ditën e ditës doktori për rishkruarjen e historisë e si do i thoshin myslimanët jazëk batakçi

Add new comment