Arkiv-Lajme

Ramazan Spahia: Po Lirak Bejkon për çfarë do ta akuzosh, o Sali Berisha?

Postuar në 22 Tetor, 2012 15:50

Pas mbylljes së grevës së urisë së të burgosurve politikë, vizituam në Spitalin Amerikan të Tiranës 75-vjeçarin 45-kilësh Ramazan Spahia, një nga të ngujuarit e fundit të asaj greve (Ramazani, pasi doli nga greva e urisë, nuk pranoi të shkonte në spitalin shtetëror).

Bitum nga më i miri..

Postuar në 22 Tetor, 2012 15:24

Kryeministri Borissov: Unë kam një kërkesë për palën shqiptare; në qoftë se ka mundësi, Shqipëria të eksportojë bitum, një çështje kjo për të cilën u diskutua edhe gjatë bisedimeve midis dy delegacioneve. Ka rrugë në Bullgari që janë ndërtuar para shumë vitesh dhe janë aq të qëndrueshme dhe aq të mira, në sajë të bitumit të mirë shqiptar. Jemi të gatshëm të marrim tërë sasinë që disponon vendi juaj.

Akti i vetëflijimit në grevën e urisë, për 80 % të lexuesve të ResPublica-s: "I admirueshëm ose i kuptueshëm"

Postuar në 22 Tetor, 2012 15:03

Të pyetur lidhur me aktin e vetëflijimit të Gjergj Ndrecës e Lirak Bejkos, shumica e lexuesve të ResPublica-s janë "ndarë" mes opsioneve "i kuptueshëm" dhe "i admirueshëm".

Në sondazhin mbi grevën e urisë së ish-të burgosurve politikë të diktaturës (e gjeni në kolonën në të djathtë) lexuesit janë pyetur:  "Gjesti i vetëdjegjes nga ana e Gjergj Ndrecës e Lirak Bejkos ju duket..." dhe osionet kanë qenë pesë.

Nobël BE-së për paqe?! - pyet IHT: Ishte NATO dhe SHBA që ndalën dhunën në Bosnje, Kosovë etj

Postuar në 22 Tetor, 2012 14:23

Duke i dhënë Çmimin Nobel për Paqe këtë vit Bashkimit Evropian, Komiteti i Nobelit me të drejtë ka theksuar rolin kritik të BE-së në transformimin e Evropës “nga një kontinent i luftës në një kontinent të paqes”, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja International Herald Tribune. Por...

Një ekspozitë në Vjenë ngre pyetjen: A janë meshkujt dhe femrat të barabartë... lakuriq?

Postuar në 22 Tetor, 2012 13:56

Ideja ‘e shkëlqyer’ nga kuratorët e Muzeut Leopold në Vjenë, ishte që pas shekuj të tërë ekspozimi të femrave lakuriq, tani ka ardhur koha për një ekspozitë lakuriq për meshkujt, e ndërtuar me piktura nga shekulli i nëntëmbëdhjetë deri sot. Kjo ka ngjallur debate të shumta, ndoshta edhe për faktin se njerëzit nuk janë mësuar me këtë lloj nudoje.

A i donte të vdekur Kryeministri grevistët?

Postuar në 22 Tetor, 2012 13:24

Në një “letër falenderimi” për grevistët në editorialin e tij të mbrëmjes tek gazetatema.net, Mero Baze hedh idenë që Kryeministri i donte të vdekur grevistët. Ai jep dhe 3 arsye për këtë:

“Arsyeja e parë ishte se ju u bëtë katalizatori i një vetëdije të lartë qytetare të Shqipërisë shqiptare, bash pasi Sali Berisha kishte menduar se e vrau shpirtin e protestës në këtë vend më 21 Janar...

Eshtë dhuna modeli i reagimit të shtetit ndaj protestave “për kombin”?

Postuar në 22 Tetor, 2012 13:11

Në të njëjtën ditë që AK proteston kundër vizitës së një Ministri serb në Tiranë, në Prishtinë protestuesit e Vetëvendosjes kanë protestuar kundër bisedimeve Thaçi-Daçiç.

“Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup protestuesish të lëvizjes Vetëvendosje që protestuan kundër takimit të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Aktivistët hodhën bojë të bardhë e domate, mbi forcat e policisë” njofton Zëri i Amerikës.

Obama-Romney, çfarë tregojnë shifrat e sondazheve vetëm pak orë para debatit të fundit mes kandidatëve?

Postuar në 22 Tetor, 2012 11:40

The Economist në rubrikën e saj Daily Chart ku sjell vazhdimisht një raport përmes shifrave, sot sjell të dhënat më të fundit nga sondazhet për zgjedhjet amerikane.

Dita nis si 30 ditët e mëparshme, por më pas, një mesazh ndërron gjithçka brenda çadrës së grevistëve

Postuar në 22 Tetor, 2012 08:10

Ish të përndjekurit politikë i kanë dhënë fund grevës së urisë, e cila sot shënonte ditën e 31-të të saj. Me anë të një deklarate për media, përfaqësuesit e grevistëve thanë se e mbyllin grevën. "Falenderojmë qytetarët, mediat, ekipet mjekësore, partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Kërkojmë që kërkesat tona të shqyrtohen dhe për këtë kërkojmë ndihmën e ambasadorëve", - thanë grevistët.

Një shtet karagjoz.. ka edhe 'të mirat' e veta

Postuar në 22 Tetor, 2012 07:28

Ministrat e Brendshëm të BE-së do të diskutojnë më 25 tetor për rivendosjen ose jo të regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë. Shkak për këtë është bërë rritja e numrit të azilkërkuesve nga këto vende. Në të gjitha raportimet e mediave të huaja mbi këtë situatë, theksohet se azilkërkuesit janë kryesisht romë të Maqedonisë dhe Serbisë. Pyetja e parë që të lind është: Si ka mundësi që romët e Shqipërisë nuk përfituan nga kjo "mundësi e artë" azili, duke na "shpëtuar" kësisoj nga rreziku i rivendosjes së regjimit të vizave?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme