Nobël BE-së për paqe?! - pyet IHT: Ishte NATO dhe SHBA që ndalën dhunën në Bosnje, Kosovë etj

Postuar në 22 Tetor, 2012 14:23

Duke i dhënë Çmimin Nobel për Paqe këtë vit Bashkimit Evropian, Komiteti i Nobelit me të drejtë ka theksuar rolin kritik të BE-së në transformimin e Evropës “nga një kontinent i luftës në një kontinent të paqes”, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja International Herald Tribune. Por...

Gazeta ka bërë një analizë të historisë së BE pas Luftës II Botërore dhe shkruan: "Por, pa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, paqja (në Europë) nuk do të ishte e mundur. Aleanca, e mundësoi hapjen e rrugës për anëtarësim për një duzinë shtetesh në rajon.. Sikur NATO-ja të mos kishte dhënë siguri, do të ishte nën dyshim çështja e zgjerimit të BE"

IHT shtron pyetjen: "A do të kishte gatishmëri BE-ja të lejonte Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të anëtarësohen, të ballafaquar me kërcënimin e Rusisë dhe në mungesë të mbrojtjes së NATO-s?" Përgjigjja, sipas gazetës, është se këto vende do të konsideroheshin shumë të pasigurta për t’u pranuar. Ato do të ishin në situatë të ngjashme me atë që gjendet sot Gjeorgjia, konflikti i së cilës me Rusinë, po e parandalon Tbilisin që të ndjekë rrugën e ngjashme drejt BE.

IHT nuk ngurron t'i përmend BE-së edhe Bosnjen. "Pastaj ishte lufta e Bosnjës. Lufta në fillim të viteve ’90, kishte zgjatur për afro katër vjet. ShBA shpresonin se BE-ja do ta ndalte kërdinë serbe, por BE nuk kishte gatishmëri, e as kapacitet ta bëjë këtë. Në 1995, NATO-ja e udhëhequr nga ShBA e përfundoi luftën dhe ndihmoi në promovimin e paqes. Nuk ishte BE ai që e ndali dhunën më të tmerrshme prej L2B. Nuk ishte BE ai që e ndali gjenocidin, që të kujtonte krimet e nazistëve. Ishte NATO-ja, që e ndali dhunën, ashtu siç veproi katër vjet më vonë kur shqiptarët e Kosovës ishin nën sulmin e ish-liderit serb, Millosheviq, - shkruan IHT. (A.N.)

Artikulli i IHT:
http://www.nytimes.com/2012/10/17/opinion/natos-role-in-the-...

Foto:

Eksodi kosovar drejt Shqiperisë (CORBIS)

Comments

Submitted by Arlind (not verified) on

<p>Sipas IHT - se, NATO duhet te marre cmimin Nobel. Kjo do te ishte sa qesharake po aq patetike. Te mos harrojme se NATO eshte nje Aleance ushtarake dhe shume here ne nderhyrjet e saj ka patur viktima te pafajshme, aq me teper qe gjerat per cmime nuk shihen ne kendin personal alla-shqiptar por boterisht. Ne se mund te shikojme vijen e udhes se NATO-s me shume ka viktima dhe konfliket te pafund se sa paqe. Here tjeter do te sygjeroja qe cmimin Nobel ta marri kryesia e fondacionit Nobel sepse ky cmim po bie ne vlerat e dekoratave te ish Presidentit Moisiu qe i kushtuan takspaguesve shqiptare miliona leke.</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Vetem SHBA qe nuk duhet te marri ndonjehere cmim nobel per paqe. Shba vetem lufte, trazira, e viktima ka bere kudo qe ka shkuar. Shba pa luften eshte nje shtet i mbaruar. Po keshtu edhe NATO, qe sic tha edhe parashkruesi, kane shkaktuar viktima te pafajeshme ne sulmet e tyre per te sjelle &quot;demokracine&quot; ne vendet ku kane luftuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.