Roli (i dyfishtë) i policisë në grevën e urisë - skema ku nuk pijnë më ujë as "garancitë e ministrave"

Postuar në 22 Tetor, 2012 04:37

Grevisti nga Kavaja, Agim Kollçaku, është përballur mëngjesin e së shtunës me policinë, (kjo e fundit nuk e ka lejuar që të rikthehet në çadra, në të cilën po zhvillohet greva, - njofton e përditshmja SHQIP). Nga raportimi i gazetës në fjalë mësohet se Kollçaku kishte pranuar mbrëmjen e së shtunës që të shkonte në spital, vetëm pas një garancie që kishte marrë nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili do të lejonte që ai të rikthehej në grevë. Mëngjesin e së dielës, Kollçaku ka pritur në ambulancë katër orë, për t’iu bashkuar grevës, por policia nuk e ka lejuar.

Grevistët kanë denoncuar se në vend të dialogut dhe mbrojtjes së policisë kanë marrë të kundërtën, rrezikimin e jetës nga vetë policia. Është në zhvillim një skemë e thjeshtë por funksionale: Grevistët dërgohen në spital dhe më pas nuk lejohen të rifuten në grevë. Roli i policisë është i dyfishtë në këtë skemë: ata duhet edhe të përshpejtojnë dërgimin e grevistëve në spital. Për këtë arsye policia u ka hequr ujin, trisolin, lëngjet dhe serumet (në rrethanat e grevës kjo mund t’u provokojë edhe vdekjen). Sjellja e policisë me grevistët është denoncuar nga Avokati i Popullit (ka marrë si “përgjigje” sulmin e gazetave proqeveritare në numrat e tyre të sotëm).

Thotë grevisti Kollçaku në intervistën e botuar sot në të përditshmen SHQIP:  « U detyrova që të shkoja në spital, sepse ilaçet na i hoqën dhe plagët që mora ditën në të cilën u dogj Lirak Bejko u përkeqësuan. Mungesa e ushqimit dhe e trisolit ndikuan mjaft në përkeqësimin e gjendjes sime shëndetësore. Kjo më detyroi që të shkëputesha nga greva, por gjithnjë pasi kisha marrë garanci nga Ministri i Shëndetësisë që do të rikthehesha sërish. Sot, në orët e para të mëngjesit, u përballa me forcat e shumta policore. Ata më lanë për më shumë se katër orë në ambulancë, duke më thënë se do të më lejonin të hyja sërish në grevë. Por siç duket, një urdhër i ardhur nga ‘lart’ nuk e mori parasysh garancinë e Tavos… »

Comments

Submitted by f.d. (not verified) on

<p>Tavo nuk u ka dhene garanci grevisteve edhe pse atyre ashtu u eshte dukur, per te vetmen aresye se ai nuk i perket asaj shtrese, por gllaberuesve te trojeve me fallsifikime ne Sarande dhe sigurimit te pasurise se &#39; falur&#39; nga i vellai ne Pire te Greqise. Vellai i tij eshte &#39;Duka i Jugut&#39; dhe evazionisti me i madh i qeverive socialiste, madje pushtetin e kerkoi me kembengulje duke bere dhe kapercemin e ylberit duke u bere dylber i Berishes e Metes&nbsp; per keto interesa. Po priten te persektutuarit politik nga ky do te dale &#39;veza me tre te verdha&#39; i themi ne. Tavo, e njihni Tavon (?!), eshte nga me mafiozet politike ne rrugen e interesave personale, por nuk e di sa do e mbeshtes Berisha, jo per greven por per ligjerimin e te paligjeruarave prona gjasme trashegimi nga i jati dhe vjehri i te vellait, dy barinj qe nuk numerojne as gishtat e tyre...e jo me ...delet. Demokracia paska qene e keqe per demokratet dhe e mire per kleptokratet...Tavo...Eh, re Tavo dropullit...sa borxhe i ke votuesve...edhe pse je si komit...Foton ta ka zgjedhur me &#39;mik&#39; Cukali...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.