Arkiv-Lajme
Arvizu përfaqëson qeverinë amerikane dhe pikë! - shkruan Shinasi Rama për disa që refuzojnë një manifestim në SHBA sepse... 'ka parullën e Arvizusë'
Nesër në Dag Hammarskjold Plaza, në ora 10-12, në kryqëzimin e Avenuese së Parë e të Rrugës 47 në Manhattan organizohet një manifestim shqiptarësh. E organizon një grupim që quhet Forumi Shqiptaro-Amerikan për Demokraci me moton: "Për një fillim të ri. Vepro tani! Lajmi merret vesh nga një artikull i Shinasi Ramës, në të cilin shkruhet që në rreshtin e parë: "Ka ca njerëz që ngurrojnë të marrin pjesë në këtë manifestim". Dhe më pas shpjegon pse-në sipas tij.
Topi: Dëmshpërblimin e të përndjekurve e mbyllim krejtësisht brenda 3 vitesh. Kompensimi i pronarëve? Do kohë
Në intervistën e sotme me Alfred Pezën në Vizion Plus, Bamir Topi dha garancinë e plotë se, në qoftë se FRD-ja do të jetë pjesë e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 2013-ës, do t’i vërë kusht të panegociueshëm asaj, që brenda 3 vjetëve të mbyllet krejtësisht dëmshpërblimi i të burgosurve politikë dhe i trashëgimtarëve të tyre dhe i të pushkatuarve politikë.
Kush ankohet sot për Sali Berishën duhet të denonconte atë që gatoi vendimin e gjyqit Hoxha-Kadare, - shkruan Lubonja
Lubonja i është rikthyer sot në një opinion në të përditshmen Panorama, përplasjes gjyqësore mes Nexhmije Hoxhës e Ismail Kadaresë (nuk i kisha lexuar më parë lajmet mbi këtë - thotë) dhe e quan që në fillim "telenovela ‘Kacafytje në Frontin Demokratik: kryetarja Nexhmije Hoxha krihet me nënkryetarin Ismail Kadare për peshqeshe dhe favore të asaj kohe”.
Lubonja jep edhe një dëshmi familjare mbi "Dimrin". Shkruan ndër të tjera:
Qeveria e Shqipërisë përshëndet... dialogun
"Sot ka ndodhur diçka që unë personalisht nuk e kam menduar se do të ndodhte, por edhe shumë të tjerë... Dhe kjo gjë, e cila vërtet për arsye të historisë jo të largët, por shumë të afërt dhe shumë të përgjakshme, mund të konsiderohet si krejtësisht e pamundur, ndodhi sepse drejtuesit pavarësisht nga e kaluara, pavarësisht nga emocionet, janë të tillë për të marrë përgjegjësi dhe janë të tillë për të marrë përgjegjësi në emër të atyre që përfaqësojnë dhe për të ardhmen e atyre që përfaqësojnë..."
Historia e Agim Kollçakut: Shoku i tij i burgut u arrestua në vendin ku sot po bëhet greva
"Ata qёndrojnё nё shi e diell, ditёve dhe mbrёmjeve tё ftohta tё kёtij tetori, nё tenda tё vendosura pranё njё godine banimi, nё zonёn e re tё kryeqytetit qё njihet si “Komuna e Parisit”. Agim Kollçaku njёri prej tyre, me fytyrёn dhe njёrёn dorё tё fashuar, thotё se nё vendin ku sot ata po bёjnё grevё, 30 vjet mё parё u arrrestua si kundёrshtar i regjimit njё shok i tyre i burgut". - Kështu e nis një artikull mbi grevën e urisë së të burgosurve politikë antikomunistë në Tiranë, radio gjermane Deutsche Welle.
Reeker: Dialog për zgjidhjen e grevës së urisë. Gjergj Ndreca, letër Hillari Klintonit
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë Philp Reeker, i bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis për të zgjidhur me qetësi çështjen e grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë.
Nëse Rama fiton, do merrem me të çdo ditë, - thotë Nano dhe shton për Berishën: Ai herë më duket një i sëmurë, herë një gomar
Gazetarja Mira Kazhani, e cila publikon një rubrikë periodike të quajtur Lunch në të përditshmen Shqiptarja.Com, ka botuar sot një bisedë me Mustafa Nanon. Flasin për shumë gjëra që nga duhanpirja, divorci, fëmijët dhe jeta në Tiranë, deri te emisioni i ri - (“Deja Vu”-ja e famshme e Nanos është tranferuar këtë sezon nga TCH drejt Ora News me regji dhe studio të re, madje edhe me një emër të ri - do quhet “Jamais Vu”) - ku i ftuari i parë do jetë Adi Krasta.
Diku, gazetarja e çon bisedën te politika dhe shkruan:
Grevistët kërkojnë ‘strehim politik’. Nuk dimë ku të drejtohemi, - thotë Tufa, dhe denoncon kërcënime familjare
Ish-të përndjekurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 28-të të grevës së urisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila ka urdhëruar ndërprerjen e grevës. Koordinatori i grevës, Skënder Tufa, u bëri sot thirrje selive diplomatike në Tiranë të mundësojnë një ambient brenda secilës ambasadë, ku të zhvillohet greva e tyre. Tufa kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Ambasadave të huaja, dhe tha se pas arrestimit të Asllan Patriotit, është ai që po kërcënohet tashmë me jetë.
Një demokrat lexon 'listën e bllokmenëve të dëmshpërblyer nga Majko'. Majko i kthen reston në FB
Po të lexosh shtypin e ditës, është e dukshme kakofonia politike rreth kërkesave të ish-të përndjekurve në grevë urie. Gjen batuta e deklarata pa fund, por e vështirë të gjesh saktesisht edhe pas 28 ditesh: çfarë kërkojnë grevistët konkretisht dhe cilat janë ministritë përkatëse, përgjegjëse për t'u dhënë përgjigje. Ndoshta, prandaj deputetit demokrat Gent Strazimiri, i ka shkuar mendja se përgjigja që kërkon grupi i njerëzve në grevë urie është publikimi i listës së bllokmenëve të dëmshpërblyer për burgun pas viteve '90. Dhe këtë ka bërë dje ne Kuvend:
Topi flet për sondazhe mbi "partinë e tretë". I rezulton se janë "të tretët" me mbështetjen më të lartë në 22 vite
FRD vendos fatin e zgjedhjeve të 2013? Në një intervistë për gazetën “Mapo” kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, i mëshon kësaj ideje, duke folur edhe për disa sondazhe.