Kush ankohet sot për Sali Berishën duhet të denonconte atë që gatoi vendimin e gjyqit Hoxha-Kadare, - shkruan Lubonja

Lubonja i është rikthyer sot në një opinion në të përditshmen Panorama, përplasjes gjyqësore mes Nexhmije Hoxhës e Ismail Kadaresë (nuk i kisha lexuar më parë lajmet mbi këtë - thotë) dhe e quan që në fillim "telenovela ‘Kacafytje në Frontin Demokratik: kryetarja Nexhmije Hoxha krihet me nënkryetarin Ismail Kadare për peshqeshe dhe favore të asaj kohe”.
Lubonja jep edhe një dëshmi familjare mbi "Dimrin". Shkruan ndër të tjera:
"Libri u kritikua në gazetën “Zëri i Rinisë”, por ndërkohë duket se shkruesit, ose ata që i nxitnin ata, nuk e dinin se libri kishte kaluar kapitull më kapitull në duart e Ramiz Alisë, i cili, pas shumë gjasash, ia kishte kaluar edhe Enver Hoxhës. Këtë fakt e di nga im atë, Todi Lubonja, mik me Kadarenë dhe me Ramiz Alinë, i cili, kur i thashë një ditë pranvere përpara Plenumit IV (1973) se flitej se do ta “hante” edhe Kadareja për shkak të “Dimrit”, m’u përgjigj: “Nuk do t’i ndodhë asgjë, sepse librin e ka lexuar kapitull më kapitull Enver Hoxha, ngaqë duhet t’ia ketë dhënë Ramizi”. Që librin e ka kaluar kapitull më kapitull nëpër duar Ramiz Alia përpara se të botohet, këtë ma ka pohuar në një rast edhe ky vetë pas viteve ‘90. Dukej qartë se shkrimtari, me nuhatjen e tij ndaj pushtetit, e dinte mirë se në dorë të kujt varej fati apo fatkeqësia e të tjerëve, çka e vërtetoi edhe ajo që ndodhi më pas... Pra, krijimi i këtij libri është një histori e shëmtuar, do të thosha, bashkëpunimi regjim – shkrimtar, ndoshta e rrallë në të gjitha diktaturat e Lindjes..."
Mbi konfliktin dhurim apo rrëmbim i dorëshkrimit, Lubonja shkruan se kush e ka jetuar atë kohë, nuk e ka vështirë të besojë se dorëshkrimi është dhuruar e nuk është marrë me përdhunë, (në shtëpi) siç pretendon shkrimtari:
"Ata që e kanë jetuar atë kohë e kujtojnë se vizita është bërë në kohën e liberalizmit dhe ka qenë një vizitë kortezie, që synonte mbajtjen afër të shkrimtarit.. Dimë po ashtu që Agim Mero, i cili ka qenë së bashku me Nexhmije Hoxhën, thotë se kanë qenë aty për ta uruar për futjen në Parti dhe se nuk kanë dalë nga shtëpia e tij me dorëshkrim. Dhe kjo është logjike, sepse, sikur të donte të të merrte ndonjë gjë diktatori, nuk të dërgonte gruan, por të dërgonte ndonjë nga ata të vetët, dhe po të kishte ardhur puna deri aty, libri nuk e shihte dritën e botimit..."
Vendimi i gjykatës në favor të Kadaresë është një tjetër pikë, ku Lubonja fton në reflektim se nëse vazhdojmë të kultivojmë "modelin e intelektualit apo të gjyqtarit që kërkon të bëjë karrierë nëpërmjet lidhjes dhe shërbimeve ndaj pushtetit", do të vazhdojmë edhe të pësojmë dhunën dhe padrejtësinë që sjell kjo kulturë:
"...Di të them se vendimi i gjykatësit mban shumë erë nga pikëpamja juridike dhe duhet të na bëjë të gjithëve të mendojmë se kultura e gatuar nga vetë Enver e Nexhmije Hoxha, kur gjykatësit vendosnin në emër të më të fortit dhe të pushtetshmit për fatet e njerëzve dhe jo në emër të së drejtës, - ashtu siç u kthye kundër këtyre sot, mund të kthehet nesër edhe kundër kujtdo që s’është me më të fortin. Kush ankohet sot për gjyqet që i fiton Sali Berisha në sajë të pushtetit që ka, duhet ta hetonte mirë edhe këtë vendim dhe, sipas meje, ta denonconte edhe këtë gjyqtar, i cili, kam shumë frikë se, po të kishte qenë në një regjim si ai i Enver Hoxhës, do të kishte dhënë dënime si ato të asaj kohe me dëshmitarë dhe akuza të rreme..." (A.N.)
Lubonja i plotë:
http://www.panorama.com.al/2012/10/19/mbi-telenovelen-hoxha-...
Comments
ka te drejte.., analiza

ka te drejte.., analiza eshte e sakte.

Lubonja, tije nje

Lubonja, tije nje ish-bllokmen, bir i nje ministri qe u denua nga lufta brenda persekutoreve, dhe nuk mund te akuzosh nje shkrimtar vetem sepse ky paskerka shpetuar familjen e vet nga denimi i komunisteve. Je cinik o Lubonje. Kaq inat e ke Kadarene or burre i dheut?! Duket hapur fare qe e urren dhe qe mbase e ke urryer qe kur jetoje ne Bllok te vila e babit dhe i shikoje njerezit nga siper, si miza.

Me kete shkrim Lubonja e ka

Me kete shkrim Lubonja e ka "pushkatuar" moralisht Ismail Kadarene. Ky i fundit mund ta kete fituar doreshkrimin, por demi qe i ka bere vetes ne nje debat ku shume te verteta qe u thane jane te paleverdisshme per gjithkend, eshte i pallogaritshem. Lubonja kete ben gjithnje; thote te verteta qe s'i pelqejne shume njerezve, por me mire keshtu, pavaresisht demit.

Lubonja ka te drejte. Lidhur

Lubonja ka te drejte. Lidhur me gjyqin pervec sa ka shkruar ai lidhur me barren e proves dhe problematika te tjera, une do te shtoja se tipari me evident i anshmerise te gjykatave shqiptare sot eshte shpejtesia e diferencuar e ecurise se proceseve. Kur pale eshte Ismail Kadare ose ndonje VIP tjeter, gjyqtaret nxitojne ta mbyllin procesin gjyqesor sa me shpejt. Ndersa qytetaret e tjere jane te detyruar te presin me vite te tera nga po ata gjyqtare.

Po mire te supozojme se Agim

Po mire te supozojme se Agim Mero thote te verteten , por shkaku pse Nexhmija vajti tek Ismaili nuk e thote------------Sepse Agim Mero thote ne intervisten e tij qe Me thiri Nexhmija e me tha ti shkojme Ismailit nje vizite ne shtepi, por na gjeje nje sebep per vajtjen ne shtepi __Dhe Agim Mero i tha : Ai eshte bere kandidat per pranim ne Parti ndaj perdorim kete shkak......Pra futja ne Parti ishte nje sebep per ti bere viziten Kadarese ne shpi, por cili ishte shkaku i vertete i vizites se Nexhmijes , kete nuk e thote askush...............!!!!!???_________Kete pra, kush na e thote, se Agim Mero nu e thote :..Cili ishte shkaku i vertete i vizites se Nexhit, qe kerkonte nje "sebep" per te vajtur tek shtepia e Kadarese ...................Dhe kam frike se Agim Mero harron me dashje shkakun e vertete te vizites se Nexhmijes tek Shtepia e Kadarese

Mbajtja 'afer e miqesisht' e

Mbajtja 'afer e miqesisht' e shkrimtareve te medhenj...Lidhje 'shpirterore' pushtet-artist...

Ore arsyeja e vertete pse

Ore arsyeja e vertete pse vajti Nexhmija tek shtepia e Ismailit , kete nuk e thote Agim Mero,....

Nqs Nexhmija do vente per vizite per arsyen qe thua ti apo Lubonja per "mbajtjen afer te shkrimtarit " etj si keto, atehere pse e donte "sebepin"ajo per ti shkuar ne Shpi te Ismailit ?????

Kjo ngjarje eshte si nje ngjarje "Policore" ku duhet gjetur shkaku i vertete i vizites se Nexhmijes ,__Dhe ndoshta ajo vertete nuk e ka marre origjinalin ate dite, porse ajo ka vajtur ate dite per vizite per nje arsye qe vetem ajo e di, .Ndoshta e din edhe Agim Mero por nuk e thote..............

Gjithe loja ketu eshte :Cila ishte arsyeja qe NEXHMIJA vajti per vizite tek Ismaili ????__Nuk jane justifikime ato te mbajtes afer te shkrimtarit-!!!!Keto jane budlleqe , ata atehere edhe kusherinj te afert ti kishe dhe nuk ti hidhnin syte, e jo me te vente ajo per mbajjtje afer shkrimtarin !!!!!!!--hahahahahaha A

Hi my loved one! I want to
Hi my loved one! I want to say that this article is awesome, nice written and include approximately all
significant infos. I would like to peer more posts
like this .
Lubonja eshte cinik ne

Lubonja eshte cinik ne kuptimin e plote te fjales......Sa per kadarene nuk po thote ndonje gje te re Kadareja dihet se cfare servili ishte dhe eshte....Nuk shkroi nga Spaci apo Kampet e perqendrimet.......

Një shkrim i sakt dhe i

Një shkrim i sakt dhe i vërtet dhe sa për shkrimtarin mirë thonë një shkrimtar i madh por njeri i vogël

Kur nuk ka mllefe apo

Kur nuk ka mllefe apo interesa dhe kur gjykon me koke te ftohte Lubonja eshte i paarritshem. Te gjitha qe ka shkruar jane bindese dhe te verteta. Kadareja eshte njeri pa karakter.

Add new comment