Reeker: Dialog për zgjidhjen e grevës së urisë. Gjergj Ndreca, letër Hillari Klintonit

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë Philp Reeker, i bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis për të zgjidhur me qetësi çështjen e grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë.
Zoti Reeker, u bëri thirrje si autoriteteve, ashtu edhe grevistëve, të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në dëmtime fizike të vetes së tyre ose të të tjerëve. Situata, tha zyrtari i lartë amerikan, duhet zgjidhur me dialog dhe me qetësi. Palët, shtoi ai, nuk duhet të ndërmarrin sulme personale dhe politike të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut.
Zoti Reeker i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Uashington mbi Ballkanin perëndimor, - njofton VOA.
Sot pasdite, një nga grevistët e vetëdjegur disa ditë më parë, Gjergj Ndreca i ka dërguar një letër Hillari Klintonit (mund të lexohet e plotë në kolonën përbri) ku ndër të tjera shkruan:
“Qeveria aktuale ka miratuar ligjin 9831 në vitin 2007 mbi dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik dhe ka pasur detyrim që ta zbatoj atë brenda tetë viteve. Në vitin e pestë të zbatimit të tij, ajo ka kryer një të tetën e detyrimit, dhe me këtë ritëm i bie që ligji të zbatohet pas 40 vitesh, kur askush nga ne nuk do të jetojë më. Bashkë me zbatimin e ligjit aktual, kemi kërkuar një status shoqëror më të sigurt, lidhur me pensionet dhe banesat sociale, si dhe pasqyrimin e të vërtetave historike për të cilat na kanë diskriminuar. Shumë shok të mijë të qelisë kanë vdekur pa marrë asnjë lek. Të tjerë po sëmuren dhe vdesin nga dita në ditë. Ne po ridënohemi duke na vrarë...”
Lajmi i VOA:
http://www.zeriamerikes.com/content/riker-greva-e-urise-shqi...
Foto:
Reeker dhe Berisha gjatë takimit në Tiranë
Comments
hahahahahaha _-Shiko Sali
<p>hahahahahaha _-Shiko Sali dhelpra si e takon kete amerikanin , sikur Sala eshte kopetenti hahahahaa</p>
Add new comment