Grevistët kërkojnë ‘strehim politik’. Nuk dimë ku të drejtohemi, - thotë Tufa, dhe denoncon kërcënime familjare

Ish-të përndjekurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 28-të të grevës së urisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila ka urdhëruar ndërprerjen e grevës. Koordinatori i grevës, Skënder Tufa, u bëri sot thirrje selive diplomatike në Tiranë të mundësojnë një ambient brenda secilës ambasadë, ku të zhvillohet greva e tyre. Tufa kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Ambasadave të huaja, dhe tha se pas arrestimit të Asllan Patriotit, është ai që po kërcënohet tashmë me jetë.
Fjalët e Tufës (ne foto) sipas agjensisë BalkanWeb: “Ju lutem përfaqësive diplomatike që janë në Shqipëri, na hapni një ambient brenda secilës Ambasade sepse kjo grevë po mbahet në një trysni terrori politik dhe ne koordinatorët po kërcënohemi me jetën. Kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme nga ana juaj. Nuk dimë ku të drejtohemi, sepse çdo qytetar e ka të qartë, të gjitha pushtetet janë në duart e këtyre njerëzve.. Sot në mëngjes jam fyer në mënyrën më banale me familje. Greva po kërkohet të shpërndahet në mënyrat më mafioze. Të negociojmë që të flasim si qytetarë. Të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë”. Re.Pu
Add new comment