Historia e Agim Kollçakut: Shoku i tij i burgut u arrestua në vendin ku sot po bëhet greva

Postuar në 19 Tetor, 2012 14:51

"Ata qёndrojnё nё shi e diell, ditёve dhe mbrёmjeve tё ftohta tё kёtij tetori, nё tenda tё vendosura pranё njё godine banimi, nё zonёn e re tё kryeqytetit qё njihet si “Komuna e Parisit”. Agim Kollçaku njёri prej tyre, me fytyrёn dhe njёrёn dorё tё fashuar, thotё se nё vendin ku sot ata po bёjnё grevё, 30 vjet mё parё u arrrestua si kundёrshtar i regjimit njё shok i tyre i burgut". - Kështu e nis një artikull mbi grevën e urisë së të burgosurve politikë antikomunistë në Tiranë, radio gjermane Deutsche Welle.

E më pas flet gjatë me Agimin, për dramën e jetës së tij: “Nuk kam marrrё asnjё lek nga ajo qё mё takon si ish i burgosur politik. Jam pa punё, gruan e kam pa punё, kam dy fёmijё pёr tё rritur. Nuk kёrkoj asgjё mё tepёr veç tё drejtёs sime. Dua dёmshpёrblim pёr 15 vite burg politik. Nuk kёrkoj asgjё mё tepёr vetёm tё zbatohet ligji”.

15 vjet nga jeta e tij Agimi i kaloi nё burgun famёkeq tё Spaçit. Regjimi komunist e shpalli “armik tё popullit.” Gruaja e divorcoi. Shumё shokё si ai kundёrshtarё tё regjimit nuk dolёn gjallё nga burgu i tmerrshёn i Spaçit. Tani ka fytyrёn dhe njёrёn dorё tё fashuar se iu hodh nё trup Lirak Bejkos, njё ish tё dёnuari tjetёr qё si ai ishte nё grevё por qё vendosi tё flijohet njёlloj si bёri para tij, Gjergj Ndreca, njё grevist tjetёr - shkruan DW.

“Shkon nё njё zyrё duan para qё tё qash hallin tёnd. Hyn nё njё zyrё tjetёr duan prapё para. Po nuk pate para vdes, ёshtё korrupsion i madh” thotё Agim Kollçaku. Ai ёshtё i vendosur tё mos largohet nga greva e urisё. “Mё mirё tё vdes, sesa tё vazhdoj tё jetoj kёshtu. Jam gati tani, tё flijohem”.
DW e mbyll me atë që janë duke i kërkuar të gjithë, nga të gjitha anët, një njeriu të vetëm, kryeministrit të Shqipërisë: të komunikojë si njeri.  "Përballё vёnies nё rrezik tё jetёs sё tyre ka njё alternativё tjetёr. Situata do tё lehtёsohej nёse pёrfaqёsues tё qeverisё do tё shkojnё tё bisedojnё me grevistёt" - shkruan DW. (A.N.)

 

Nё foto: Agim Kollçaku nё grevё (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.